Friday, March 29, 2024

Barak dërgon Fioren në finalen e Conference, në Pragë do të përballet me West Ham

Lexo

Pas humbjes 1-2 në ndeshjen e parë, feston Fiorentina, e cila përmbysi gjithçka në shtesë në St. Jakob Park(ndeshja e kthimit) duke arritur një fitore 3-1 dhe duke siguruar finaleN e Conference League kundër West Ham, që do të luhet më 7 qershor në Pragë. Violët kaluan të parët në avantazh me González 35’, por u barazuan nga Amdouni (55′). Goli i barazimit nuk e shuan shtysën toskane dhe Nico shënoi golin e 2-1 në minutën e 72-të, që solli kalimin në kohën shtesë. Gjithçka ndodh këtu, me maksi-ndërprerjen për shkak të sëmundjes për një tifoz dhe golin e Barak në minutën e 129-të, që bën të brohorasin italianët, 1-3.

Në sfidën tjetër gjysmëfinale, anglezët e West Ham  mundën 1-0 Az Alkmaar në Holandë falë golit të Fornals në minutën e 94-ët, duke e bërë më të lehtë kualifikimin për në finale. Kujtojmë që skuadra angleze fitoi dhe në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img