Ndonëse konsiderohej favorit për fitore, kurbinasit nuk në shkuar më tepër se një barazim pa gola ndaj malazezëve tëe Iskrës. Për t’u theksuar është se në këtë ndeshje Iskra drejtohej nga ish trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, i cili ka vetem pak kohë që është emëruar në këtë post.
Deda, siç njihet në opinionin sportiv shkodran, është njohës shumë i mirë i futbollit shqiptar, jo vetëm si ish trajner kuqeblu, por falë afërsisë gjeografike me Shkodrën, të paktën ndeshjet që luhen në stadiumin “Loro Boriçi”, i ndjek të gjitha prej së afërmi.
Përballë në këtë ndeshje ka pasur një trajner po aq të njohur si Shpëtim Duro, edhe ky ish teknik i kuqebluve, mes të cilëve, krahas futbollistëve në fushën e lojës, duket se ka pasur edhe një garë në vetvete trajnerësh.
Për hirë të së vertetës, Laçi i Shpëtim Duros ka qënë dominues absolute i takimit, për të cilin flasin edhe rastet e panumërta në portën kundërshtare, por fatkeqësisht asjë prej tyre nuk ka arritur të shkoi në rrjetë, ndërkohë që kurbinasit kanë pretenduar ne të drejtë edhe për një penallti në favor të tyre.
Barazimi 0-0, në pamje të parë të duket favorizues për Iskren e Haxhiosmanoviç, por kurrësesi nuk duhet harruar se përvoja e Shpëtim Duros në ballafaqimet europiane mund të rezultojë positive për Laçin e tij, që me një fitore në fushë kundërshtare të kalojë turin e patë të Ligës së Konferencës.