Wednesday, April 24, 2024

Barazim 1-1 në Korcë. Pikë shprese për Skënderbeun, Vllaznia humbet 2 pikë, ngushtohet në 4 diferenca me ndjekësit

Lexo

Në barazim 1 me 1 është mbyllur sfida e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” në mes ekipit vendas me te njëjtin emër dhe Vllaznisë mysafire.

Ndeshja e luajtur për llogari të javës së 20-të të kategorisë Superiore ka pasur dy tablo. Një pjesë të parë më të mirë për korçarët, të cilët përpos golit të avantazhit shënuar shumë shpejt, që minutën e 8-të më anë të Duvuna, ka regjistruar edhe disa të tjera të favorshme goli në portën e Zogovic. Nëse nuk kishte gol tjetër në portën kuqeblu, kjo erdhi edhe për meritë të gardianit kuqeblu që ishte vendimtar me pritjet e tij. Megjithatë, për hirë të së vertetës, edhe pse vendasit ishin më kërkues për një gol të dytë, Vllaznia pati edhe ajo momentet e saj për të barazuar rezultatin.

Një pamje krejtësisht tjetër e Vllaznisë në pjesën e dytë. Dhe kjo, edhe për meritë të teknikut Brdariç, lëvizjet e të cilit në formacion shtuan forcën sulmuese të kuqebluve.

Nuk vonon dhe vjen minuta e 59-të ku pas një ndërhyrje të parregullt ndaj Da Silvës brenda zonës korçare, gjyqtari Shahini akordon penallti për Vllazninë, të cilën e shndërron ne gol Haris Dilaver i aktivizuar në pjesën e dytë.

Goli i barazimit i jep më tepër moral kuqebluve, të cilët në minutat në vazhdim e kërkojnë me insistim golin e fitores. Rastet janë të shumta, përfshirë edhe të limitit të takimit me protonist kapitenin Gurishta, ku ndërhyrja e portjerit Dajsinani i mohoi fitoren Vllaznisë.

Përfundimisht, pas 4 minutave shtesë vjen vërshëllima e gjyqtarit Shahini që zyrtarizon barazimin 1 me 1. Pikë shprese kjo për korçarët që gjenden në fund të tabelës së klasifikimit. Ndërkohë, lënia e dy pikëve nga Vllaznia në Korcë bën që kuqeblutë të humbin terren sa i përket diferences me ndjekësit e saj ku nga 6 që ishte, tashmë ngushtuar në 4. Megjithatë, “terreni” është i tëri i saj, pasi vazhdon të jetë me shumë meritë në krye të tabelës së klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img