Friday, October 11, 2024

(Intervista)Thomas Brdariç (Trajner i Vllaznisë)

Lexo

“Jam i befasuar dhe nuk e kuptoj çfarë ndodhi në pjesën e parë. Skënderbeu ishte skuadër agresive. Ia thashe lojtarëve në dhomat e zhveshjes. Nuk e di se çfarë ndodhi dhe nuk e shpjegoj dot pjesën e parë. Jam i kënaqur me Dilaver, sepse shënoi gol që do i jap besim. Më shqetëson gjendja e skuadrës ndaj Skënderbeut që luan për mbijetesë. Kam shqetësime gjithashtu edhe për ndonjë lojtar që mund të mos ketë bërë mirë detyrat.

Pikë së pari duhet t’i japim freski skuadrës sepse ka një ngjeshje kalendari. Dilaver kishte presion sepse nuk shënonte ndaj e lamë në stol. Një pikë duhet të na kënaqë sepse ishte një ndeshje e vështirë dhe tifozët e di që kërkojnë çdo ndeshje fitore.

Ne jemi në një pozicion të mirë, por situatat ndryshojnë. Të gjithë japin më shumë se 100 përqind me ne, si sot pjesën e parë. Ne duhet të përqëndrohemi në fushë. Nuk kemi mundësi për t’u rritur më shumë sepse jemi në maksimum. Gabime në pasime apo marrje topi nuk mund të bëjmë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img