Barazim me vlerë në transfertën korçarë, por trajneri i Vllaznisë, Csaba Laszlo, ka kritika për skuadrën e tij në pjesën e parë, e cila po bëhet e zakonshme për kuqeblutë

Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Csaba Laszlo, pas ndeshjes Skënderbeu-Vllaznia 1-1

“I kënaqur me një pikë? Po edhe jo. Sidomos me atë që kemi bërë në pjesën e parë, që e them përsëri nuk kemi bërë gjë, atë që duhet të bëhej. Në pjesën e dytë ne luajtëm një futboll të mirë. Por duhet të flas pak me ekipin sepse është ndeshja e tretë radhazi jashtë që ne le të themi në pjesën e parë respektojmë më shumë se duhet kundërshtarin.

Në pjesën e dytë nuk ishte ndryshim taktik, kemi bërë të njëjtën gjë që përgatitëm në stërvitje. Por ekipi iu përgjigj vetëm në pjesën e dytë. Është e vërtetë që në pjesën e dytë nuk i dhamë shumë hapësirë kundërshtarit, por u desh të çoja pak zërin në dhomat e zhveshjes, që ti kujtoja për punën taktike që kemi bërë një ditë para ndeshjes. Mendoj se duhet ta çoj zërin para ndeshjes që të shpejtoj, që të kemi një pjesë të parë të mirë shpresoj.

Ajo që mund të bëjmë më mirë është që të mos lëmë kaq hapësira dhe sidomos sipas meje, është se luajmë me taktike ndryshe, duke qenë me katër mbrapa siç nuk ishin mësuar dhe me tre në qendrën e mesfushës. Në përgjithësi ne preferojmë të bëjmë presing në zona specifike, nuk dua të tregoj ku. Është interesante se në fushën tonë e bëjnë thuajse në mënyrë perfekte, por mendoj nëse dalim jashtë, kanë më shumë respekt se duhet për kundërshtarin dhe u them gjithmonë që fusha është gjithashtu e gjelbër, është e njëjta. Mos mendoni se ndeshja në shtëpi apo jashtë, është thjesht stadium dhe ky është drejtimi që duhet të punojmë, më shumë psikologjikisht se sa nga ana fizike”, tha Laszlo për RSTH pas ndeshjes.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe