Sunday, May 19, 2024

Barazim mes kontestimesh në Erzeni-Kukësi

Lexo

Erzeni-Kukësi 0-0

Erzeni dhe Kukësi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e luajtur në “Arena Egnatia” me shijakasit si skuadër pritëse. Pjesa e parë u zhvillua e zbehtë, me raste të pakta nga të dyja skuadrat, me një pretendim të shijakasve për 11-metërsh pas 10 minutash lojë, por që për gjyqtarin e sfidës gjithçka ishte e rregullt.

Në pjesën e dytë ishte një tjetër melodi. Në minutën e 58-të u akordua një 11-metërsh për Kukësin, Kahrimanoviç ndërhyri ndaj Da Motas dhe gjyqtari Myrtja tregoi pikën e bardhë. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, vendimi u anullua. Vetëm tre minuta më vonë, janë shijakasit që arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës me anë të Maliqit, por që anullohet për një pozicion jashtë loje.

Shijakasit kanë pretenduar edhe njëherë për 11-metërsh dhe pikërisht në minutën e 73-të, por gjithçka mbeti e mbërthyer në shifrat 0-0. Kështu, me një gol dhe një penallti të anulluar dhe mes shumë pretendimeve, sidomos nga ana e shijakasve, sfida është mbyllur në barazim pa gola dhe të dy skuadrat kanë marrë nga një pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img