Wednesday, May 8, 2024

Kategoria e Parë-Bylisi kryesues likujdon edhe Luzin, fitojnë dhe Kastrioti, Korabi e Lushnja

Lexo

Kategoria e Parë ka zbritur të dielën në fushën e lojës me katër ndeshje të javës së 15-të. Bylisi vazhdon serinë e fitoreve duke mos njohur pengesa: 3-1 përballë Luzit. Kastrioti ka mposhtur 3-1 Tomorin duke e fundosur këtë të fundit në zonën e ftohtë të tabelës.

Fitore në transfertë për Korabin, që ka mposhtur Brsën me rezultatin 1-0. 2-0 është fitorja e Lushnjës përballë Burrelit.

Java e 15-të, do të mbyllet të hënën me dy sfida. Duke filluar nga ora 12:30, Apolonia do të sfidojë AF Elbasanin,  një përballje pa favoritë, e të dyja skuadrat do të kërkojnë suksesin për të mos humbur kontaktet me kreun. Ndërkohë, po në orën 12:30, do të zhvillohet takimi mes Vorës dhe Flamurtarit.

Rezultatet e e javës së 15-të të kategorisë së parë:

KASTRIOTI 3-1 TOMORI 

14′, 62′ Diamanti, 83′ Marinaj / 32′ Ndrejaj

BYLIS 3-1 LUZI 2008

41′ Kasaj, 54′ Ruçi, 71′ Xheferson/ 19′ Itodo

LUSHNJA 2-0 BURRELI

20′ Preknicaj, 42′ Ajinde

BESA 0-1 KORABI (në Luz) 

76′ Çema

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img