Thursday, March 28, 2024

0-0 në pjesën e parë, Vllaznia-Kastrioti

Lexo

0 me 0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Vllaznia-Kastrioti, takim ky që po luhet në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës duke filluar nga ora 16.45. Ndonëse gjatë të gjithë javës, qyteti verior ka qënë nën trysninë e reshjeve të dendura të shiut, të cilat vazhduan të bien edhe gjatë pjesës së parë, terreni në impiantin sportiv të Shkodrës ka qënë në cilësinë e duhur duke i dhënë mundësi të dyja skuadrave të shpalosin më të mirën e tyre në fushën e lojës.

Realisht, me ecurinë fantastike që kanë paraqitur deri më tani ku me të drejtë kryesojnë kampionatin me 9 pikë më shumë se ndjekëset e saj, kuqeblutë konsiderohen si favoritë kryesor për fitimin e kësaj ndeshje. Por, nga ajo që u pa në fushës e lojës, të paktën për 45 minutat e para, po tregon se skuadra kundërshtare është e vendosur për të mos lejuar prekjen e rrjetës. Madje, për hirë të së vertetës, krutanët në jo pak momente të kësaj pjese janë shfaqur shumë të rrezikshëm në portën e Vllaznisë, dhe vetem gatishmëria e portjerit malazes që sot duhet thënë se është në një ditë mjaft të mirë, ka bërë rrjeta e tij të mos prekej.

Gjithësesi, duhet thënë se kuqeblutë e drejtuar nga Brdariç kanë më tepër epërsi në fushën e lojës, gjë që konstatohet edhe me qarkullimin e dendur të topit në gjysëmfushën kundërshtare, por ajo që mungon kryesisht është qartësia në veprimet finale brenda zonës së rreptësisë krutane, gjë e cila pritet të përmirësohet në pjesën e dytë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img