Friday, May 17, 2024

Kërkonte fitoren, por kur mbeti me 10-të futbollistë, për trajnerin e Kukësit, Stavri Nica, barazimi ishte rezultat i kënaqshëm

Lexo

Prononcimi i trajnerit të Kukësit, Stavri Nica, pas ndeshjes, Kukësi-Teuta, 0-0

“Si shkoi ndeshja jam i kënaqur. Duhet të fusim logjikën e punës, luajmë çdo ndeshje me nga një lojtar mangut. Nuk e di, vendime të tilla specialistët mund t’i gjykojnë më mirë. Por këto vendime na fusin shumë në vështirësi. Çunat duhen lavdëruar, pasi edhe me një forcë më pak ia dolën, Ata duhet të vrapojnë dyfish për të plotësuar edhe boshllëkun dhe për këtë i lavdëroj. Mesa duket në këtë kampionat Kukësi duhet të luaj vetëm me 10 lojtarë. Pra Kukësi është i dhjetë lojtarëve. Pika është pikë dhe vlen pasi jemi grupuar disa ekipe. Siç thotë populli: qesh buza hundën. Kjo është situata, nëse më kuptoni.”, u shpreh tekniku i verilindorëve, Stavri Nica, pas ndeshjes, Kukësi-Teuta, 0-0

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img