Saturday, July 27, 2024

Barcelona në finale të Superkupës, e pret Reali

Lexo

Katalanasit mundën 2-0 Osasunën në gjysmëfinale me golat e Lewandowski dhe Yamal

Barcelona fiton gjysmëfinalen e dytë të vlefshme për Superkupën e Spanjës. Skuadra e Xavi-t mundi Osasunën 2-0 dhe të dielën në mbrëmje në Riad do të sfidojë Real Madridin, që fitoi dje ndaj Atletico-s, për “El Clasicon” që vlen trofeun e Superkupës. Një ndeshje jo e lehtë për skuadrën Blaugrana, të cilët megjithatë avancuan falë golave ​​të Lewandowski dhe Yamal në pjesën e dytë.

Nisje e vrullshme e ndeshjes, me shumë raste nga të dyja palët. Christensen, Lewandowski dhe Ferran Torres janë të rrezikshëm, por Sergio Herrera tregohet i saktë me ndërhyrjet e tij. Nga ana tjetër, Areso dhe Budimir sfidojnë disa herë Inaki Penën. Më pas ritmi bie, me Barcelonën që vazhdon të luftojë kundër një Osasuna të shkëlqyer, e cila mbrohet mirë dhe kundërsulmon me shpejtësi nga krahët.

Në pjesën e dytë, megjithatë, skuadra e Pamplona-s nuk kishte më energji mjaftueshëm për t’iu kundërvënë ushtrisë Blaugrana, të cilët avancuan më shumë dhe pas disa tentativave kaluan në epërsi me Lewandowski, i shërbyer nga Gundogan. Pas golit, skuadra e Xavit lirohet dhe luan gjithnjë e më mirë, duke vënë në vështirësi kundërshtarin e tyre, i cili megjithatë me Budimir tentoi ta bëjë veten të rrezikshëm, por pa sukses. Kalojnë në shtesë ku Joao Felix shkakton panik në kundërsulm, duke i shërbyer Yamal për golin e 2-0 që mbylli të gjitha llogaritë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img