Saturday, December 21, 2024

Basket Meshkuj-Ekipet e Vllaznisë në prag të nisjes së fazës së dytë. Objektivi, kualifikimi në Play Off

Lexo

Kampionati Kombëtar basketbollit për femra dhe meshkuj është gati për të nisur ndeshjet e fazës së dytë. Ekipet e Vllaznisë kanë lënë pas ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, janë përqëndruar tërësisht për betejat e fazës së dytë. Ato nisin nga kjo fundjavë, me dy ndeshje, njëra në shtëpi dhe tjetra në transfertë.

Të parët që do të luajnë janë basketbollistët meshkuj, të cilët do të udhëtojnë drejt Korçës për tu përballur me Skënderbeun vendas. Për teknikun e meshkujve, Damian Bekteshi, ditët e kësaj jave kanë qënë intensive duke punuar shumë në drejtim të riparimit të disa defekteve të shfaqura, sidomos në luftën në tabelë, aty ku është edhe defekti apo dobësia kryesore e skuadrës për momentin.

Nga sa bëhet e ditur, drejtuesit e shoqatës sportive të basketbollit në Shkodër janë duke punuar për gjetjen e një lojtari shtatlartë, për të cilin skuadra ka nevojë për të marrë përsipër luftën në talelë.

Gjatë fazës së parë të kampionatit, Vllaznia e basketbollit meshkuj spikati duke u renditur në katër ekipet më të mira të kampionatit. Realisht, kuqeblutë janë në vendin e katërt, por me pikë të barabarta me Tiranën e vendit të tretë me nga 17 pikë, ndërkohë që kampionatin e kryeson Besëlidhja me 20 pikë e ndjekur nga Kamza me 18 pikë.

Ndeshja, Skënderbeu-Vllaznia në basketboll për meshkuj luhet pasditen e së enjtes në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës duke nisur nga ora 14:00. Ndërkohë, nga ana tjetër, ekipi i basketbollit për femra që drejtohet nga trajneri Bledar Gjeçaj, fazën e dytë të kampionatit do ta nis me një ndeshje në shtëpi duke pritur pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ekipin e Partizanit.

Ashtu si edhe meshkujt, edhe ekipi i femrave, figuron në listën e ekipeve më të mira në garën e kampionatit, ku ndër të tjera, për t’u theksuar është se këto rezultate Vllaznia e femrave po i arrin duke qënë ekipi i vetëm në kampionatin shqiptar që vazhdon të luaj me një ekip bio, me vetëm basketbolliste shkodrane.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img