Tuesday, May 14, 2024

(Video) Çoba: Besimin e stafit po ia shpërblej në fushën e lojës. Me Balajn është një ndjesi shumë e mirë të luash, sepse deri dje kemi qënë duke e parë në televizor

Lexo

I përzgjedhur nga drejtuesit kuqeblu për të dalë në konferencën e shtypit të pragndeshjes, Vllaznia-Flamurtari, sulmuesi Mehdi Çoba, Shprehet i kënaqur për formën e mirë sportive që po paraqet, por më shumë edhe për rezultatet pozitive që skuadra po arrin në ndeshjet e fundit, ndërkohë që shpreson dhe beson se ato do të vijojnë edhe më tej.

Besimin e dhënë nga stafi teknik dhe drejtori sportiv për të luajtur titullar, Çoba thotë se po ia shpërblen në fushën e lojës. Konkretisht, bazuar në dy ndeshjet e kësaj jave, të mërkurën për Kupë ndaj Flamurtarit dhe të dielën në Kampionat ndaj Partizanit, ka besim të plotë se kuqeblutë do të regjistrojnë fitoret e radhës.

Referuar Flamurtarit që vjen nga kategoria e parë, Çoba thotë se vlerësojnë si skuadër, por nga ana tjetër bën të ditur se janë marrë masat e duhura për fitore, jo vetëm për kualifikimin në Kupë, por edhe fitore të dielën ndaj Partizanit duke pasur si objektiv përfshirjen në katërshen e parë të Superiores.

Të luajturit përkrah kapitenit Balaj, Çoba e quan privilegj duke mësuar nga përvoja e tij, ndërkohë që rivalitetin dhe konkurencen në skuadër e shikon pozitive.

“Është një ndjesi shumë e mirë, sepse deri dje kemi qënë duke e parë në televizor, dhe ne gjithmonë mundohemi të mësojmë prej tij, dhe pse të mos shkojmë pas tij gjithmonë. Konkurenca në skuadër është e mirë, sepse gjithmonë na rrit si lojtar dhe mundohemi të japim maksimumin”, shprehet sulmuesi Çoba duke shpresuar se në dy ndeshjet e radhës të këssaj jave do të gjejë golin kuqeblu, por, gjithësesi, më e rëndësishme, thotë se është fitorja e ekipit.

(Video) Prononcimi i futbollistit të Vllaznisë, Mehdi Çoba, në konferëncën për shtyp dhënë në pragndeshjen, Vllaznia-Flamurtari, e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia-Egnatia, gjysmëfinalja e “Final 4, të dielën, ora 20:00, në “Air Albania”. K.F Vllaznia, njofton tifozët për shitjen e biletave

𝐍Ë 𝐕Ë𝐌𝐄𝐍𝐃𝐉𝐄! 𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐄𝐠𝐧𝐚𝐭𝐢𝐚- 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐞𝐧 edhe 𝐧ë 𝐒𝐡𝐤𝐨𝐝ë𝐫 Të nderuar sportdashës! Ju bëjmë me dije se duke filluar nga...
- Advertisement -spot_img