Monday, October 14, 2024

Ndarja nga jeta e ish-arbitrit, Astrit Mema. FSHF i shpreh ngushëllimet familjes dhe komunitetit të futbollit gjirokastrit

Lexo

Komuniteti i futbollit shqiptar dhe veçanërisht ai Gjirokastrit ka humbur sot një figurë të rëndësishme.

Është ndarë nga jeta Astrit Mema, ish-arbitër i njohur i cili i shërbeu futbollit për shumë vite edhe pasi u tërhoq nga arbitrimi.

Mema ka punuar për shumë vite si vëzhgues i FSHF-së, drejtues i Kolegjiumit të Arbitrave Gjirokastër, si edhe ka qenë për një periudhë kohore edhe në postin e kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit të Gjirokastrës.

Federata e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Mema, të afërmve dhe miqve të tij. Kujtimi dhe kontributi i tij ndër vite për zhvillimin e futbollit do të mbetet i paharruar nga familja e madhe futbollit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img