Thursday, May 2, 2024

Basket Meshkuj-Superliga/Vllaznia humb në transfertë me Teutën, 83-74

Lexo

Teuta-Vllaznia 83-74

(24-18, 19-17, 16-19, 24-20).

Teuta: Gorea(5), Core(17), Bruce(10), F. Lilaj(13), Peterson(11)/Beisch(27), Cashman, R. Lilaj. Trajner: Melzin Lazini

 Vllaznia: Tomer(17), Dobbs(6), Shestani(17), Butler(8), Coper(17), Memçaj(9), Shabani. Trajner: Damian Bekteshi

Kryendeshja e javës së 17-të të Superligës shqiptare në absketboll për meshkuj, Teuta-Vllaznia është fituar nga skuadra durrsake me rezultatin 83-74.

Ndeshja e luajtur në pallatin e sportit ”Ramazan Njala” të qytetit të Durrësit është shoqëruar me një luftë të fortë  sportive dhe rivalitet të plotë. Nga katër periodat e takimit, tre janë fituar nga vendasit dhe një nga miqtë.

Perioda e parë mbyllet me fitoren e Teutës me shifrat, 24-18. Me fitore mbyllet edhe e dytë me shifrat 19-17 duke shkuar në dhomat e zheshjes me avantazhin e durrsakëve, 43 me 35.

Shkodranët rikthehen në pjesën e dytë më me shumë cilësi duke fituar periodën e tretë 19-16 duke e shkurtuar diferencën e avantazhit të kundërshtarit, nga 8 pikë në 4.

Kur pritej që Vllaznia të vijonte me këtë ritëm edhe në periodën e katërt, durrsakët e drejtuar nga trajneri Lazimi e mbyllin me fitore këtë periodë 24-20 duke e fituar të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 83-74.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Vllanzia e basketit për meshkuj drejtohet nga trajneri Damian Bekteshi. Në debutimin e parë ndaj Tiranës në Shkodër fitoi me rezultat të thellë, ndërkohë që në sfidën e dytë të luajtur në transfertë me Teutën humbi.

Pas javës së 17-të, Supërligën e basketbollti për meshkuj e kryeson Tirana me 28 pikë, e ndjekur nga Teuta me 27, Kamza me 26, ndërkohë që Vllaznia është e katërta me 24 pikë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img