Thursday, May 2, 2024

Futboll Femra-Shqipëria U-19 mundet nga Turqia 1-9

Lexo

Shqipëri U19-Turqi U19  1-9

Formacioni i Shqipërisë: Hyska (c), Avullija, Tanushi, Vuksani, Iliadhi, Caka, Hamonikaj, Armoku, Blinishta, Puca dhe Kacorri. Trajner: Kreshnik Krepi

Shqipëri-Turqi, është ndeshja e fundit që Kombëtarja kuqezi e femrave U-19 zhvilloi kundra kombëtares së Turqisë U-19, ndeshje kjo e cila ishte e treta dhe e fundit në kuadër të ndeshjeve të raundit të dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2022, ku Shqipëria ishte shortuar në të njëjtin ekip me Turqinë, Izraelin e Qipron. Në sfidën e zhvilluar në kompleksin “Arslan Zeki Demirci Spor” në Turqi, vajzat kuqezi u mundën me rezultatin 1-9.

Trajneri Krepi e nisi ndeshjen ndaj Turqisë me këtë formacion: Hyska (c), Avullija, Tanushi, Vuksani, Iliadhi, Caka, Hamonikaj, Armoku, Blinishta, Puca dhe Kacorri. Vajzat kuqezi ndëshkohen që në minutën e dytë me Zeynep Kerimoglu, e cila kaloi në avantazh kundërshtaret. Shqipëria nuk dorëzohet, teksa skuadra tenton dy herë me Iris Armokun, e cila në minutën e 9-të arrin të kthejë në gol një aksion personal, duke barazuar rezultatin për vetëm 2 minuta, pasi turket arrijnë të kalojnë sërish në epërsi me autoren e parë të golit, Zeynep Kerimoglu.

Në minutën e 14-të, kundërshtaret shënojnë edhe golin e tretë, me minutat e para të lojës që prodhojnë emocione dhe gola në të dyja kampet. Pak minuta më vonë, kundërshtaret shënojnë edhe dy gola të tjerë me Zeynep Kerimoglu e më tej edhe e Berivan Icen.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-5, teksa me nisjen e pjesës së dytë, Krepi bën dy ndryshime në formacion, me portieren Hyska që del nga fusha dhe i lë vendin Spahos, ndërsa Çemeri zëvendëson Kacorrin. Edhe në këtë fraksion të dytë të lojës, vajzat kuqezi pësojnë edhe katër gola të tjerë, duke u mundur kështu me shifrat 1-9 nga Turqia.

Shqipëria U-19 e femrave arriti të fitojë ndaj Qipros ndeshjen e dytë të këtyre kualifikueseve, teksa u mund nga Izraeli e Turqia, duke u renditur në vendin e tretë me 3 pikë. Kësisoj, ekipi do të vijojë të jetë në Ligën B edhe për edicionin e ardhshëm të Europianit për femra U-19.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img