Friday, April 26, 2024

Basket Meshkuj/Vllaznia-Teuta Nesër, ora 19:00, finalja e katërt, në “Qazim Dervishi”

Lexo

Emocionet e finaleve në basketboll për meshkuj vazhdojnë të mërkurën 25 maj, kur në orën 19:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, do të luhet finalja e katërt në mes Vllaznisë dhe Teutës.

Ekipi durrsak kryeson me dy fitore kundrejt një të Vllaznisë, dhe për të ndeshja në Shkodër është mjaft e rëndësishme, sepse në rast të një fitoreve tjetër të radhës, e shpall atë kampion të Shqipërisë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, skuadra kuqeblu me në krye trajnerin Damian Bekteshi është përgatitur për të përsëritur suksesin e javës së kaluar kur e mundi Teutën në Shkodër, madje edhe me rezultat të thellë. Një fitore kjo që krahas të tjerave, pati brenda edhe një atmosferë të jashtëzakonshme nga ana e tifozërisë shkodrane, e cila pritet të jetë e shumtë në numër edhe për ndeshjen e nesërme.

Të motivuar edhe nga presidenca, në kampin kuqeblu, janë të karikuar në maksimum për ta fituar finalen e katërt, dhe në këtë mënyrë ta çojnë finale e madhe të fazës Play Off në një beteje të pestë, e cila sipas rregullores së Federatës Shqiptare të Basketbollit do të luhet përsëri në palatin e sportit, “Ramazan Njala” të Durrësit.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img