Monday, December 9, 2024

Basketboll-Eliminatoret e botërorit 2023, Kombëtarja shqiptare dy përballje radhazi, me Qipron dhe Bjellorusinë

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Qipros, ku dhe do të luajë ndeshjet e raundit të tretë të para – eliminatoreve të botërorit 2023. Sipas informacionit të marrë pranë FSHB, me datë 18 Shkurt 2021 do të jetë ndeshja e parë, Qipro-Shqipëri dhe me 20 Shkurt 2021 Bjellorusi-Shqipëri. Në pritje të këtyre ballafaqimeve ndërkombëtare, kuqezinjtë tanë të drejtuar nga trajneri shkodran Afrim Bilali kanë qënë të grumbulluar në Tiranë ku edhe zhvilluar dy ndeshje kontrolli, me ekipet e Tiranës dhe GOGA Basket. Të grumbulluar me skuadrën janë:

Endrit Hysenagolli
Gerti Shima
Juljan Hamati
Robert Shestani
Daniel Lekndreaj
Klein Strazimiri
Eldi Hysa
Niko Thano
Frenki Lilaj

Ekipi drejtohet nga trajneret:
Afrim Bilali
Mikel Serbo
Bruno Hoxha

Zhvillimin e dy ndeshjeve ndërkombëtare të kombëtares kuqezi, por edhe rikthimin zyrtar të basketbollit në vendin tonë e ka përshëndetur edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, në mesazhin e të cilit shkruhet: “Zyrtarisht të lejuar, për të zhvilluar aktivitetin dhe në vendin tonë, do të jetë një motiv më shumë për kombëtaren e basketbollit , të cilët shpresojmë të na japin rezultate pozitive dhe menjëherë pas kthimit do të vijojmë me kampionatet kombëtare dhe me ligën UNIKE, për një basketboll më cilësor. Ekipit, do t’i bashkohen në Qipro edhe tre lojtarët e kombëtares, që aktivizohen në kampionatin Italian: Rei Pullazi, Celis Taflaj dhe Ferdi Bedini. Urime dhe suksese, në këto kohë tejet të vështira, ku përparësi kanë testet e Covid19, siguria e shëndeti. Urojmë, të na përcillni emocione dhe pse jo edhe fitore! Mbi të gjitha, urojmë, që të keni shëndet dhe të ktheheni pa asnjë siklet shëndetësor në atdhe! Avni Ponari President i FSHB.”

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img