Tuesday, March 19, 2024

9 amerikanë për Vllazninë e koshit. Presidenti Alban Xhaferi kërkon titullin e 10-të kampion në basketboll për meshkuj, objektiv të cilin e ka edhe tek kuqeblutë e futbollit

Lexo

Pas volejbollit, edhe Kampionati Kombëtar i Basketbollit është në prag të fillimit të tij. Lajmi në fjalë është bërë i ditur nga vetë Federatara Shqiptare e Basketbollit, gjë e cila pritet të ndodhë menjëherë pas kthimit në Shqipëri të kombëtares kuqezi, e cila aktualisht është në Qipro për ndeshjet raundit të tretë të para – eliminatoreve të botërorit 2023.

Në pritje të fillimit të kampionatit, në kampin kuqebu të Vllaznisë janë vënë menjëherë në lëvizje. Siç bën të ditur Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Basketbollit Vllaznia, Blendi Dibra, Presidenti i Basketbollit shkodran, Alban Xhaferi, ka bërë të mundur blerjen e 6 basketbollistëve amerikanë për sezonin sportiv 2020-2021. Sipas Dibrës, basketbollistët amerikanë do të jenë në Shkodër deri në fund të kësaj jave, ndërkohë që përpos tyre, priten edhe 2 ose 3 të tjerë duke e çuar në 9 numrin e amerikanëve që do të luajnë për kuqeblutë.

Nga sa shikohet, kuqeblutë e Vllaznisë së koshit pritet të përfaqësohen në kampionat vetem me basketbollistë të huaj duke mos patur fare lojtarë lokal në ekipin e tyre. Pezullimi i aktiviteteve kombëtare të basketbollit në Shqipëri detyroi disa basketbollistë cilësorë të zhvendosen në Kosovë për të vijuar aktivitetin e tyre sportiv. Mes tyre janë edhe dy basketbollistët shkodranë, Robert Shestani dhe Daniel Lekndreaj, të cilët i janë bashkuar Vëllaznimit të Gjakovës i pari dhe Prishtinës i dyti, të cilët me shumë siguri nuk do të kenë një rikthim në Shkodër për të luajtur për kuqeblutë.

Aktualisht, Alban Xhaferi është në cilësinë e sponsorit pranë KF Vllaznia ku është i angazhuar maksimalisht në ecurinë e skuadrës kuqeblu, ndërkohë që paralelisht kryen edhe detyrën e Presidentit të Shoqatës së Basketbollit, ku kërkon më të mirën duke synuar fitimin e titullit të 10-të kampion.

Për konçidencë, edhe tek futbolli, Vllaznia që kryeson me meritë kampionatin me 6 pikë më shumë se rivalët që e ndjekin nga pas, synon fitimin e titullit kampion të dhjetë radhazi, çka nëse do të bëhet realitet, fitimi i titujve të 10-të kampion, në futboll dhe basketboll, atëherë suksesi i zotit Xhaferi në krye të këtyre dy sporteve do të ishte historik për qytetin e Shkodrës.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img