Friday, April 26, 2024

Vllaznia-Partizani, finalja e volejbollit U-19. Kuqeblutë, eleminuan sot Tiranën në “Qazim Dervishi”, synimi është titulli

Lexo

Vllaznia-Tirana 3-0

(25-19, 25-18, 25-19)

Formacioni i Vllaznisë: Gilman Talani, Aron Dibra, Oliver Marku, Mario Lugaj, Rafael Puka, Anxhelo Pjetrani, Libero Tomas Stephen, Klodian Logu, Endri Lleshi, Riges Ramadani, Viktor Bazhdari, Olger Peraj. Trajner: Fatjon Çekini, Endri Jukni

19 vjeçarët e Vllaznisë në volejboll për meshkuj i kanë bërë një mbyllje pozitive takimeve gjysëmfinale të fazës Play-Off. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Çekini dhe kolegu i tij Endri Jukni, kanë mundur në ndeshjen e tretë Tiranën duke u kualifikuar për në finale.

Çerekfinalja e parë mes këtyre dy skuadrave është zhvilluar në Shkodër duke u fituar nga Vllaznia me rezultatin 3-0. Takimi i dytë është zhvilluar në martën në kryeqytet. Një ndeshje ku për shkak se dyshja e trajnerëve të Vllaznisë U-19, Çekini-Jukni, janë edhe pjesë aktive e formacionit të skuadrës së parë, mungoi në drejtimin e skuadrës së tyre, pasi po atë ditë, skuadra e parë luante në Korçë takimin çerekfinal. Kjo ka qënë arsyeja që Vllaznia U-19 është mundur në ndeshjen e dytë nga Tirana me rezultatin 3-2.

Ndërkohë, për të përcaktuar skuadrën që shkon në finalen e fazës Play-Off, është dashur të zhvillohej ndeshja e tretë po në Shkodër. Ndeshje kjo e luajtur sot në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe që pas një dominimi absolut në fushën e lojës duke fituar të tre setet, 25-19, 25-18, 25-19, fiton të gjithë ndeshjen me rezultatin e pastër, 3-0.

Në këtë mënyrë, Vllaznia kualifikohet në finale ku gjen Partizanin, me të cilin do të luftojë për fitimin e titullit kampion të sezonit 2021-2022. Nga sa bëhet e ditur, datat e ndeshjeve akoma nuk janë përcaktuar, dhe do të jenë tre takime, në të cilat skuadra që fiton dy të tilla shpallet kampione e Shqipërisë. Titull, të cilin Vllaznia, e ka në objektivin e saj për ta sjellë në Shkodër këtë sezon.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img