Saturday, July 27, 2024

Basketboll Meshkuj-Tirana fiton Kupën e Shqipërisë, mund Besëlidhjen në finale, 91-74

Lexo

Tirana është fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Erkand Karaj mundi në finale Besëlidhjen me rezultatin 91 me 74. Ndeshja e luajtur në Sallën Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova” në Parkun Olimpik të Tiranës ka nisur më mirë për bardheblutë, të cilët morën që në fillim avantazhin, të cilin e mbajtën deri në mbyllje të pjesës së parë.

Pasi fitoi periodën e parë, 23 me 18, dhe 26-17 të dytën, skuadra tekniku Karaj është fituese e pjesës së parë me rezultain 49-35. 20 minutat e pjesës së dytë kanë nisur më mirë për Besëlidhjen e drejtuar nga tekniku Afrim Bilali, e cila ka marrë përkohësisht avantazhin e periodës së tretë, por pa munduar ta çojë deri në fund fitoren e kësaj periode, pasi tiranasit përmbysin duke fituar 19-18. Rivaliteti vijon edhe në periodën e katër, e cila ka përsëri rerzultat të ngushtë, 23-21, gjithnjë në favor të Tiranës, e cila fiton edhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm, 91 me 74.

Në këtë mënyrë, Tirana përsërit suksesin e sezonit të kaluar kur sfidonte në finale Besëlidhjen, duke koleksionuar Kupën e Shqipërisë 2023-2024, trofe ky, të cilin e fiton për të 20-të herë në historinë e këtij kompeticioni.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img