Saturday, July 27, 2024

Renditja e javës së 20-të të Superiores. Egnatia thellon kryesimin, Vllaznia konsolidon vendin e tretë

Lexo

Me një ndeshje më pak, atë Skënderbeu-Dinamo që është shtyrë për shkak të motit, rezultatet e katër ndeshjeve të javës së 20-të të “Abissnet Superiore” kanë sjellë levizje në tabelë.

Me fitoren ndaj Erzenit me rezultatin 0-1, Vllaznia ka hedhur një hap të rëndësishëm duke konsoliduar vendin e tretë në renditje duke synuar që t’i rrëmbejë vendin e dytë Partizanit.

Nga ana tjetër, të kuqtë, me humbjen e parë nën drejtimin e Shehit, rrezikojnë shumë të mos dalin nga kriza e rezultateve që i kishte mbërthyer në javët e kaluara kur kishin në pankinë Abilaliajn.

Një ndeshje e rëndësishme për zonat e ulëta në klasifikim ishte kjo e sotmja për Laçin i cili me tre pikët e siguruara në Tiranë, i është larguar zonës së ftohtë të klasifikimit dhe mund të shohë më lart në renditje.

JAVA 20
E premte, 19.01.2024
Kukësi-Egnatia 1-4
Teuta-Tirana 2-2

E shtunë, 20.01.2024
Erzeni-Vllaznia 0-1
Partizani-Laçi 1-2
Skënderbeu-Dinamo e shtyrë

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img