Friday, April 26, 2024

Basketboll-Vllaznia e koshit gati për kampionat

Lexo

Kampionati Kombëtar i Basketbollit për sezonin e ri 2020-2021 është në prag të startit të tij. Merr fund tashmë ajo pauzë gati një vjeçare që erdhi si rezultat i kushteve të pandemisë duke rikthyer edhe një herë emocionet e sportit të koshit. Siç është bërë me dije edhe në informacionet e mëparshme përcjellë nga Veriu Sport, paralelisht me lajmin pozitiv të rikthimit të basketbollit, Klubi i Basketbollit Vllaznia ka bërë lëvizjet e duhura me riorganizimin e skuadrës.

Pas kofirmimit zyrtar të trajnerit amerikan Mathew Jones, drejtuesit kuqeblu kanë zyrtarizuar edhe prurjet e tjera me basketbollistët amerikanë. Të tillë janë Lorenzo Martinez, Anand Hundal, Staenly Devis, të cilët ashtu si edhe trajneri kanë mbërritur në Shkodër duke iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës, ndërkohë që priten edhe të tjerë në vazhdim. Në dispozicion të trajnerit amerikan janë edhe kontigjenti shkodran, mes të cilëve spikasin Faslia dhe Bekteshi. Sa i përket titullarëve, Shestani dhe Daniel Lekndreaj, ato nuk do të jenë të mundur të luajnë për Vllazninë në këtë sezon, pasi në momentet e ndërprerjes së kampionatit në Shqipëri, ato iu bashkuan kampionatit kosovar, Shestani me Vëllaznimin e Gjakovës dhe Lekndreaj me Prishtinën.

Problemet me sallën e pallatit të sportit që është vënë në dispozicion të proçesit të vaksinimit e kanë spostuar skuadrën të stervitet në palestrën e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në pritje të datës 27 shkurt kur do të luhet java e parë e kampionatit. Vllaznia, Teuta, Goga Basket, Tirana, Partizani, Tirana Eagles, Sh.K. Basketboll Tirana, Kamza Basket, janë skuadrat rivale të këtë sezoni sportive për kategorinë e meshkujve. Për javën e parë, shorti ka përcaktuar që Vllaznia të luaj në transfertë me ekipin durrsak, Teuta, sfidë e cila konsiderohet të jetë edhe më e forta e kësaj jave.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img