Wednesday, May 1, 2024

Befason Kukësi, 2 gola Vllaznisë në pjesën e parë

Lexo

KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi, Eze. Trajner: Mirel Josa.

VLLAZNIA: Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Hoxhaj, Viktor Da Silva, Kalaja. Trajner: Thomas Brdaric.

GJYQTARË: Kridens Meta, Rejdi Avdo, Denis Agaraj, Florjan Lata

 

Kukësi-Vllaznia 2 me 0. Ky është rezultati i pjesës së parë të sfidës që po luhet në stadiumin “Elbasan Arena” që prej orës 18.00. Ndonëse në opinionin sportiv, Vllaznia konsiderohej favorite për ta fituar këtë sfidë, të paktën për 45 minutat e para është e kundërta. Skuadra verilindore e drejtuar nga trajneri Mirel Josa ka befasuar ka tundur dy herë radhazi rrjetën e portës kuqeblu të mbrojtur nga portjeri malazez, Zogoviç. Goli i parë ka ardhur në minutën e 5-të shënuar nga Eze pas një topi të goditur nga e majta me autor Kotobellin, por që Eze vetem sa e shtyrë për në rrjetë.

Nuk ka vunuar të vijë menjëherë reagimi i Vllaznisë, që duke mos u pajtuar me disavantazhin zhytet e tëra në sulm dhe 3 minuta pas pësimit të golit ishte shumë prtanë barazimit. Ishte një aksion perfekt kuqeblu, ku fillimisht shkodranët pretenduan për një penallti, në vijim është braziliani Viktor Da Silva që gjuan mjeshtrisht por topi godet shtyllën. Në vijim të aksionit janë edhe Kalaja me Jonuzin që kanë mundësi të gjejnë golin, por pa rezultat.

Vllaznia vazhdon të ushtrojë presion, sidomos me gjuajtjet e Herald Markut, por portjeri Xhika është në formën e duhur sportive. Ndërkohë, verilindorët sikur dalin paksa nga presioni dhe shikojnë përsëri drejt portës kuqeblu, ku pas një pretendimi për penallti në të 27-tën të Ibrahimit në duelin me Adilin, vjen penalltia e vertetë në të 35-të, ku pas një pengimi nga mbrapa të Ezes nga Shehi, gjyqtari Meta akordon penallti. Ibrahimi është I saktë në goditje duke shënuar golin e dytë për Kukësin.

2 me 0 mbyllet 45 minutëshi i parë për skuadrën kukësiane të drejtuar nga Mirel Josa, rezultat që në fakt ka befasuar të gjithë, pasi në fakt ishte Vllaznia që synonte dhe kërkonte të ishte në avantazh.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img