Thursday, April 18, 2024

Futboll Femra/Shqipëria e nis Botërorin “Australi&Zelandë e Re 2023” në përballjen me Kosovën

Lexo

Shqipëri-Kosovë është ndeshja e parë e skuadrës tonë përfaqësuese në futboll për femra në kuadrin e Kualifikueseve të Botërorit “Australi&Zelandë e Re 2023”. Sipas shortit përkatës, takimi në fjalë do të luhet me datë16 shtator, ndërkohë që më pas më 21 shtator do të luajë në transfertën e Belgjikës. Futbollistet kuqezi që drejtohet nga Armir Grima, po brenda vitit 2021, më 21 tetor do të presin Armeninë dhe më 26 tetor do të jenë në transfertë ndaj Polonisë. Në nëntor më 25 do të presin Norvegjinë, kurse më 30 do të jenë në transfertë ndaj Kosovës. Vitin 2022 do ta nisin më 7 prill me ndeshjen ndaj Belgjikës në fushën e vet për të udhëtuar pas pesë ditësh, më saktë më 12 prill, në Armeni. Dhe gjithçka do ta mbyllin më 1 shtator duke pritur Poloninë dhe më 6 shtator, ndërsa do të jenë në transfertën norvegjeze. Ky është kalendari i kombëtares së femrave, teksa përpara një jave, në Nion të Zvicrës, u shortua në grupin F të kualifikueseve të Kampionatit Botëror “Australi&Zelandë e Re 2023”, ndërsa do të jetë së bashku me Norvegjinë, Belgjikën, Poloninë, Kosovën dhe Armeninë. Për herë të parë në këto kualifikuese, Shqipëria ishte në vazon e katërt duke treguar rritje në nivelin e futbollit të femrave.

Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë për Kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”

16/09/2021 Shqipëri – Kosovë

21/09/2021 Belgjikë – Shqipëri

21/10/2021 Shqipëri – Armeni

26/10/2021 Poloni – Shqipëri

25/11/2021 Shqipëri – Norvegji

30/11/2021 Kosovë – Shqipëri

07/04/2022 Shqipëri – Belgjikë

12/04/2022 Armeni – Shqipëri

01/09/2022 Shqipëri – Poloni

06/09/2022 Norvegji – Shqipëri

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img