Saturday, May 18, 2024

(Intervista) Trajnerët Longo dhe Gvozdenovic flasin pas ndeshjes Teuta 1-0 Skënderbeu

Lexo

Teuta ka arritur që të fitojë me rezultatin minimal 1-0 kundër Skënderbeut. Pas kësaj sfide, për MCN TV, foli trajneri i Teutës, Diego Longo:

“Faleminderit për komplimentin e fitores, por detyrim kemi të bëjmë stërvitje të mirë. Sigurisht që kemi skuadër shumë të re, por impenjimi duhet të jetë total dhe serioz. Por kur ke ekipe si Tirana, Partizani, Egnatia dhe Vllaznia atëherë është diçka ndryshe. Dua t’i bëj komplimente Arifit pasi është një djalosh serioz. E prisja që të shënonte një gol dhe pavarësisht se është i ri, ai jep maksimumin”, u shpreh trajneri Diego Longo.

Mund të japë më shumë kjo skuadër apo këta janë limitet? Limitet tona janë forca jonë dhe limitet tregojnë që në këtë momente kemi potencialin, që kur ke një skuadër si e jona të japin mundësi të shkojmë më përpara dhe të bëjmë më shumë për të arritur ku janë të tjerët. Sigurisht edhe ata që janë protagonistë të kësaj gjëje ta kenë në mendjen e tyre për të arritur limitin, në të kundërt ky limit mund të kthehet në diçka negative”, tha tekniku Longo.

Sigurisht humbja me Laçin ishte me të vërtetë e turpshme dhe duhet të rregullojmë ato gjërat tona. E shoh oportune që mendja të jetë këtu dhe të fokusohemi maksimalisht. Jemi ekip i ri, por duhet të jemi me mendjen gjithnjë këtu.

Zëvendësimi i Gjatës? Unë duhet ta hidhja që nga minuta e parë, pasi kam besim tek aftësitë e tij. Ai ka ardhur vonë pas ndeshjes me Tiranën. Dhe duhet shumë qetësi për t’i dhënë kohën e duhur, por duhet më shumë kohë për edhe pse mendoi se i dhashë më shumë seç duhej.”

Nga ana tjetër, Skënderbeu u mposht në “Niko Dovana”. Pas kësaj sfide, për MCN TV, foli trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic:

“Është e drejt, kemi bërë një kampionat të mirë, kemi fituar dy ndeshje, por kemi humbur 2 radhazi. Unë si trajner nuk jam i kënaqur. Edhe Teuta edhe ne vijmë pas humbjes. Për mua ishte një ndeshje për barazim. Por një moment, një gabim vendosi ndeshjen. Kishim raste, por në fazën sulmuese ishim egositë”, u shpreh Gvozdenovic.

Pse Rashica e nisi nga stoli? Edhe Rashica edhe Nikaj kanë qenë pak të lodhur. Sot isha me vetëm 3 lojtarë të freskët. Kjo ishte ideja. Mendimi im, Rashica ishte mirë kur u futa nga pankina, goditi një shtyllë dhe ishte një tjetër rast nga krahu i djatht. Ai bëri mirë, por kjo ishte ideja ime për sot, arsyeja pse ai vazhdoi nga pankina.

Je i kënaqur me rotacionin e lojtarëve? Rotacionet janë bërë pasi lojtarët kanë treguar që mund të luajnë dhe aty ku nuk kanë vendin. Unë sigurisht që luaja për rezultat. Këtë muaj kemi shumë ndeshje dhe duhet të bëjmë rotacion. Kjo është arsyeja kryesore e rotacioneve. Mendimi im është që jemi hapur mirë në këtë ndeshje, ishim në ekuilibër dhe ne ishim më mirë në pjesën e parë. Në pjesën e dytë ndryshova dhe skemën. Kishim katër lojtarë ofensivë. Kjo ishte maksimumi që mund të bënim nga pankina. Kur jemi me tre lojtarë mbrapa dhe ne jëmi të qetë pasi mund të qarkullojmë topin më mirë. Një gabim ishte shumë keq për në pasi vendosi ndeshjen, por kështu është futbolli.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img