Sunday, May 5, 2024

Bledar Gjeçaj e nisë me fitore. Vllaznia në basket për meshkuj kualifikohet në gjysëmfinalen e Kupës

Lexo

Bledar Gjeçaj e nisë me fitore në drejtimin e ekipit të basketbollit meshkuj. Për momentin është një post provizor, sepse ndërkohë që zyrtarisht është trajner i basketbollit femra, drejtimin e basketbollit meshkuj e ka marrë përsipër ta kryejë vullnetarisht.

Kjo nuk e ka penguar aspak Gjeçajn të bëjë më të mirën e tij në përgatitjen e skuadrës, të cilën si rezultat i dorëheqjes së ish presidentit Alban Xhaferi e ka gjetur në një gjendje shumë të rënduar.

Prova e parë e teknikut Gjeçaj ishte sfida ndaj Partizanit, takim i luajtur ky në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” i vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Një ndeshje që duhej fituar, jo vetëm për të siguruar kualifikimin në gjysëmfinalet e Kupës, por më së shumtmi në aspektin moral. Ishte pikërisht ky aspekt, përgjegjësia që sillte rezultati i kësaj ndeshje që ndikoi ndoshta për një fillim aspak të mirë ndeshjes me Partizanin.

Dhe, kjo më shumtmi u reflektua në periodën e parë të ndeshjes, kur miqtë nga kryeqyteti dominuan tërësisht ndaj Vllaznisë. Për këtë flasin edhe shifrat e periodës së parë, të cilat janë 15 me 26 në favor të Partizanit.

Dhjetë minutat e dyta të ndeshjes ka një përmirësim në lojën e kuqebluve, por gjithësesi Partizani e fiton edhe periodën e dytë me shifrat 18-19 duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin me 12 pikë diferencë, 33-45.

Pushimi mes dy pjesëve të lojës duket se ka qënë efikas për skuadrën shkodrane, ku udhëzimet e trajnerit Gjeçaj reflektojnë në fushën e lojës. Një periodë e tretë për tu mbajtur mend pasi skuadra kuqeblu shpërthen në disa sulme të suksesshme radhazi ku duke i shtuar edhe preçizionin e gjuajtjeve nga distanca për tre pikë gjunjëzon Partizanin duke e mundur në këtë period me shifrat 31-16.

Në këtë mënyrë, nga disavantazhi me 12 pikë diferencë, pas periodës së tretë, Vllaznia e përmbys në 64 me 61. Avntazhin e krijuar, Vllaznia arrin ta administrojë në mënyrë më të mirë, madje duke e fituar edhe periodën e katërt 10-5 e thellon fitoren në shifrat e përgjithshme 74-66. Një fitore kjo e merituar e Vllaznisë, e cila krahas të tjerave korigjon një defekt që kishte Vllaznia e mëparshme e drejtuar nga tekniku malazez, Nikola Milatoviç, ku nga kryesues të periodave të para humbiste ndeshjet pikërisht në dy periodat e fundit. Pas sukesesit të kualifikimit në kupë, Vllaznia e basketit për meshkuj tashmë do të vijojë ballafaqimin në Ligën Unike, në një provë tjetër të vështirë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img