Saturday, April 27, 2024

(Post Tirana)-Xhaferi i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin. Presidenti kuqeblu kërkon titullin kampion këtë sezon futbollistik

Lexo

Në analizën që i bën takimit Tirana-Vllaznia, i mbyllur në barazim pa gola, ndeshje kjo e luajtur në “Air Albania”, Presidenti i kuqebluve, Alban Xhaferi vlerëson lojën e skuadrës shkodrane, por jo rezultatin. Sipas tij, me epërsinë dhe raset e shuta për shënim, Vllaznia duhej të fitontë 3-0. Opinionet e tij, njëshi i klubit kuqeblu is dha në emisionin “Skaner” në MCN TV të drejtuar nga gazetari sportiv, Gerti Çarçan, ku ndër të tjera foli edhe për merkaton si dhe objektivat e klubit kuqeblu duke kërkuar fitimin e titullit kampion.

“Ka qenë një ditë e trishtë për shkodranë dhe gjithë Shqipërinë. Ramazan Rragami ishte një qytetar i mirë, një mik për të gjithë. Ikja e tij është një humbje e madhe për gjithë Shkodrën dhe më gjerë.

Deri në momentet e fundit e ka pasur mendjen te Vllaznia, i ka ndjekur ndeshjet. Ikja e profesor Rragamit, ishte e rëndë. E rëndësishme është që ne ta kujtojmë për veprën e tij dhe shpresoj që futbollistët e tjerë të ecin në rrugën e tij.

Nuk jam i kënaqur me barazimin ndaj Tiranës. Loja do fatin e vet. Besoj se me këtë lojë që bëri Vllaznia, premisat janë të mira për të ardhmen. Rezultati i fushës ndaj Tiranës nuk është i drejtë. Për lojën që treguam, Vllaznia duhet të fitonte 3-0. Të vazhdojmë kështu për arritjen e objektivit titull. Tirana nuk ishte në fushë, ndoshta kjo për meritë të Vllaznisë.

Merkato? Kemi një grup të mirë dhe me këtë grup mund të ecim para. Kemi arritur harmoninë që në fillim nuk e kishim. Planet tona nuk janë ta prishim grupin. Merkato e janarit, është e cunguar. Ne duhet të bëjmë kujdes të mëdha, nëse bëjmë një afrim, duhet të përforcohemi dhe jo të bëjmë të kundërtën. Një shembull të keq e kemi nga viti i kaluar. Mund të them se me përqindje të madhe, merkato e Vllaznisë është e mbyllur.

Rasti i Da Silva ndaj Tiranës? Skenat në publik nuk janë të mira. Megjithatë futbolli është emocion dhe ndonjëherë nuk kontrollohet vetja. Ai donte të futej në fushë, por në këto momente më i rëndësishëm është shëndeti. Nuk do të ketë asnjë problem. Jemi takuar dhe kemi komunikuar me Da Silvan. Nuk do të ketë asgjë për të ardhmen. Ne nuk jemi në diktaturë, komunikimi është gjëja e parë. Në fund do të jenë 3 skuadra, Kukësi, Tirana dhe Laçi.”, deklaroi Xhaferri.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img