Saturday, October 12, 2024

BOKS-Nis sot në Shkodër Kampionati Kombëtar i të rriturve. Njihuni me 12-të duelet e ditës së parë

Lexo

Siç është bërë e ditur edhe më herët, Federata Shqiptare e Boksit ka planifikuar që Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024 të zhvillohet në qytetin e Shkodrës nga data 20 deri më 22 shtator.

Kështu pasi paraditën e sotme është zhvilluar peshimi i boksierëve është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të ditës së parë që nis pasditen e sotme, ora 18:00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Në porononcimin e dhënë për mediat dy ditë më parë, trajneri i Vllaznisë bëri të ditur se ekipi i tij do të konkurojë me  9 sportistë në 6 kategori peshash duke pasur në objektiv fitimin e titullit të 26-të kampion si ekip. Nga sa bëhet e ditur, në ditën e parë, nga ekipi kuqeblu do të ngjiten në ring tre boksierë, dhe konkretisht Ani Haxhillari, Senad Drini dhe Flavio Meta.

Ndërkohë nga Ekipi i “Terbuni Boks” që drejtohet nga trajneri shkodran Klaudio Çekini, do të boksojnë dy sportistë, të cilët shorti i ka vënë përballë 2 kampionë në fuqi. Konkretisht, në peshen deri në 71kg boksieri Agron Muriqi (Terbuni) do boksojë kundër Denis Nurja (Tirana). Gjithashtu në peshën deri në 75kg, Angelos Maca (Tërbuni) do boksojë kundër Amar Koçi (Studenti).

 Njihuni me kalendarin e ndeshjeve të ditës së parë:

  1. Pesha 60 kg. Ardit Nurja(Teuta)-Armelin Dorti(Apolonia)
  2. Pesha 60 kg. Franko Lushnjari(Elbasani)-Ani Haxdhillari(Vllaznia)
  3. Pesha 63.5 kg. Elvis Llanaj(Apolonia)-Kristi Bushi(Tirana)
  4. Pesha 67 kg. Xhevdet Nasufi(Tirana)-Xhafer Kaza(Teuta)
  5. Pesha 67 kg. Besian Karaj(Studenti)-Ibrahim Mezani(Flamurtari)
  6. Pesha 67 kg. Ledion Muça(Tirana)-Arbër Arizi(Elbasani)
  7. Pesha 71 kg. Denis Nurja(Tirana)-Agron Muriçi(Tërbuni)
  8. Pesha 75 kg. Angelos Maca(Tërbuni)-Amar Koçi(Studenti)
  9. Pesha 75 kg. Renato Nasufi(Tirana)-Ergys Toçi(Teuta)
  10. Pesha 80 kg. Senad Drini(Vllaznia)-Arbër Sulejmani(Teuta)
  11. Pesha 80 kg. Flavio Meta (Vllaznia)-Useid Nika(Studenti)
  12. Pesha 80 kg. Pëllumb Çela(Gladiatori)-Redis Karaj(Tirana).

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img