Sunday, May 19, 2024

BOKS- Shqipëria e mbyll Turneun Europian të Budvës EUBC Cup me 4 humbje dhe asnjë fitore

Lexo

Kombëtarja e Shqipërisë e drejtuar nga trajnerët Zef Gjoni dhe Lazarin Vila me pjesëmarrjen e 4 boksierëve: Arjol Zeneli kategoria 54 kg, Arjon Kajoshi kategoria 75 kg, Senad Drini kategoria 80 kg, Gelian Rojku kategoria 92 kg, e ka mbyllur Turneu Europian të Boksit EUBC Cup që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi pa asnjë fitore.

Në të katër konkurimet e boksierëve tanë kuqezi, Shqipëria regjistroi vetëm humbje. Humbja e parë erdhi me boksierin shkodran Arjon Kajoshi në peshën 75 kg, e dyta me vlonjatin Arjol Zeneli kategoria 54 kg, e treta me shkodranin Senad Drini të peshës 80 kg dhe e katërta me dibranin që i është bashkuar Vllaznisë në finalet e Kampionatit Kombëtar, Gelian Rojku kategoria 92 kg.

Konkretisht, sipas informacionit të marrë nga Budva përmes zv.trajnerit të kombëtares, Lazarin Vila, diten e parë është ngjitur në rring për Shqipërinë, Arjon Kajoshi i kategorisë 75 kg. Kajoshi kishte përballe boksierin e përfaqesueses së Ukraines Ilia Lischu. Edhe pse u bë një ndeshje shumë e bukur dhe e fortë Kajoshi nuk arriti të fitonte, duke e mbyllur rrugëtimin e tij në Europian.

Në ditën e dytë, Ariol Zeneli i kategorisë 54 kg humbi përball boksierit Maksim Kuznetsov( Rusi). Zeneli edhe pse zhvilloj nje ndeshje shume te mire nuk arriti te fitoje.

Po atë ditë, në ring u ngjit dhe Senad Drini në kategorinë 80 kg. Drini zhvilloj ndeshje përballe boksierit Andrei Chiriacov( Moldavi). Ndeshjen e fitoj boksieri Moldav edhe pse pati proteste nga stafi i trajnerëve kuqezi.

Ndërsa, sot me dt.11.10.2023 ishte rradha e Gelian Rojkut i kategorisë 92 kg. Rojku boksoi përball Narek Manasyan (Armeni). Rojku nuk arriti ta fitonte këtë ndeshje përball kundërshtarit të tij i cili është vjen pas fitimit të medaljes së bronzit në kampionatin botëror dhe medalje bronzi në Lojrat  Oimpike.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img