Friday, April 26, 2024

Boks -Studenti shpallet kampion për U16. Vllaznia e dyta si ekip, Lazri dhe Maca, medalje Ari si individë

Lexo

I nisur që prej së premtes në qytetin e Shkodrës Kampionati Kombëtar i boksit për moshat 15-16 vjeçare është mbyllur pasditen e së dieles me ndeshjet finale ku kanë nxjerrë fitues ekipin e Sudentit me 6 medalje Ari dhe 2 Argjendi. Në vend të dytë është renditur Vllaznia me dy medalje Ari, 4 të Argjendta dhe në vend të tretë, Teuta me 2 medalje Ari dhe 3 të Argjendta.

Sa i përket ekipit të Vllaznisë që drejtohet nga trajneri Klaodio Çekini figurën më të mirë sportive e kanë bërë dy boksierët e talentuar, Jurgen Lazri dhe Adam Maca që u shpallen kampion në peshat e tyre, ky i fundit, i adhur enkas nga Anglia për të boksuar ne uniformën kuqeblu. Ndërkohë, Orgito Shytani, Andreas Hilaj, Denis Haxhibrahimi dhe Ledion Marinaj janë renditur në ilaj Hilsaj dheHi

vendin e dytë duke merituar medaljet e argjendta.

Në përfundim të aktivitetit, gjyqtaria ka shpallur David Seren e Flamurtarit si boksierin më të mirë të kampionatit. Boksieri më teknik është shpallur Muason Toska i Tomorrit dhe boksieri më luftarak, Ledion Koka i Teutës.

Rezultatet teknike të KK të Boksit U-16

Pesha 46 kg. Denis Haxhibrahimi(Vllaznia)-Turgen Xhaferi(Tirana), fiton Xhaferi

Pesha 48 kg. Orgito Shytani(Vllaznia)-Aluert Orhami((Studenti), fiton Orhami

Pesha 50 kg. Lindjon Sulaj(Teuta)-Arborel Hoxha(Flamurtari), fiton Sulaj

Pesha 52 kg. Stiven Xixi(Studenti)-Saverjo Sharavolli(Tomorri), fiton Xixi

Pesha 54 kg. David Sera(Flamurtari)-Xhulio Bajrami((Teuta), fiton Sera

Pesha 57 kg. Akil Mezini(Teuta)-Adam Maca(Vllaznia), fiton Maca

Pesha 60 kg. Relvi Taçe(Teuta)-Bujar Hekuri(Studenti), fiton Hekuri

Pesha 60 kg. Drilon Tatia(Titans)-Ledion Koka(Teuta), fiton Koka

Pesha 63 kg. Ergis Muska(Patosi)-Jurgen Lazri(Vllaznia), fiton Lazri

Pesha 66 kg. Riduhan Gashi(Studenti)-Kejsi Troshani(F.S.A), fiton Gashi

Pesha 70 kg. Ameo Koçi(Studenti)-Lention Çela(Patosi), fiton Koçi

Pesha 75 kg. Muason Toska(Tomorri)-Renis Treska(Studenti), fiton Toska

Pesha 80 kg. Andreas Hilaj(Vllaznia)-Risian Greca(Studenti), fiton Greca

Pesha 80 kg. Ledion Marinaj(Vllanzia)-Dervish Kamberi(Apolonia), fiton Kamberi.

David Sera i Flamurtarit, shpallet boksieri më i mirë i kampionatit

Muason Toska i Tomorrit, shpallet boksieri më teknik i kampionatit

Ledion Koka i Teutës, shpallet boksieri më luftarak i kampionatit

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img