Saturday, July 27, 2024

BOKS-Suprizon Tërbuni! 4 tituj kampion, 6 nënkampion, 2 kupa personale si sportistët më të mirë të aktivitetit, që në debutimin e parë të Kampionatit Kombëtar U14-U16 për pukjanët

Lexo

“Tërbuni Boks”, ekipi më i ri i shtuar vetëm dy muaj më parë në listën e Federatës Shqiptare të Boksit ka qënë surpriza më e këndshme e Kampionatit Kombëtar të Boksit, U14&U16 i zhvilluar për tre ditë me radhë në pallatin e sportit “Flamurtari të qytetit të Vlorës.

Me 20 mars 2024, Bashkia Pukë miratoi formimin e ekipit të boksit Tërbuni duke ia besuar drejtimin dy ish boksierëve kampion nga Shkodra, vëllezërve Klaodio dhe Emiliano Çekini.

Dhe, në harkun kohor të pak më shumë se një muaji, falë punës pasionante dhe profesionale të stafit teknik, “Tërbuni Boks”, shfaqet si protagonist në Kampionatin Kombëtar duke sfiduar ekipe me emër dhe traditë të boksit shqiptar.

Me një pjesëmarrje të plotë prej 13 boksierësh si askush tjetër prej ekipeve të rretheve të tjera, Tërbuni arriti të surprizonte me suksesin e arritur në fitimin e 4 titujve kampionë individual, 6 nënkampionë, si dhe fitimin e 2 kupave personale si boksierët më të mirë të kampionatit.

Rezultatet teknike të boksierëve pukjanë:

42kg Biordi Çekini, Kampion.

52 kg Brajan Çekini  Kampion.

46 kg Kristian Jubani, Kampion dhe boksieri më i mirë i turneut.

63 kg Jurgen Lazri, Kampion dhe boksieri fair play.

54 kg Gabriel Doda, Nenkampion.

48 kg Dardan Kulla, Nenkampion.

80 + Everest Nika, Nenkampion.

57 kg Enea Brahaj, Nenkampion.

80 kg Kleo Avdia, Nenkampion.

90 kg Ledion Morinaj, Nenkampion.

 

Në një prononcim për Veriu Sport, pas mbylljes së kampionatit, trajneri Emiliano Çekini, teksa falenderon të gjithë sportistat dhe trajnerët për angazhimin e tyre dhe paraqitjen e shkëlqyer që bënë si debutues në këtë kampionat, falenderon Bashkinë Pukë , në veçanti kryetarin Rrok Dodaj, për mbështetjen dhe suportin e dhënë gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ndërkohë, duke folur për vazhdimësinë, Çekini shprehet:”Ekipi “Tërbuni Boks” do të vazhdojë përgatitjet sportive, ku shumë shpejt do kemi garat europiane, ku kemi 3 sportistë të shkelqyer që na perfaqesojnë: Adam Maca 2 herë Kampion i Europes, 1 herë Nënkampion i Europes dhe 1 herë Nënkampion i Botës, për të vijuar me Kristian Jubanin, 1 herë Nënkampion i Europes dhe Jurgen Lazri, i pesti në Europë”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img