Angli-Kongo 2-1
Anglia është kualifikuar për në fazën 1/16 të Kupës së Botës 2026 pasi mposhti me përmbysje Kongon me rezultatin 2-1 në një ndeshje që rezultoi shumë më e vështirë sesa pritej për Anglinë.
Takimi nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për përfaqësuesen afrikane dhe në minutën e 7-të Cipenga shfrytëzoi një moment të mirë të ekipit të tij dhe dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë avantazhin Kongos dhe duke befasuar anglezët.
Pas golit të pësuar Anglia mori kontrollin e lojës krijoi raste të shumta shënimi dhe ushtroi presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen kundërshtare.
Megjithatë Kongo u mbrojt me disiplinë dhe rezistoj për më shumë se një orë lojë duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0.
Në pjesën e dytë trajneri anglez hodhi në sulm të gjitha forcat ndërsa Kongo vazhdoi të luftonte për të ruajtur rezultatin.
Rezistenca e saj u thye në minutën e 75-të kur Harri Kejn realizoi golin e barazimit pas një aksioni të ndërtuar mirë nga anglezët.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt kohës shtesë kapiteni i Anglisë mori përsipër përgjegjësinë.
Në minutën e 86-të Kejn shënoi edhe golin e dytë personal duke kompletuar përmbysjen dhe duke vulosur fitoren 2-1 të Anglisë.
Me këtë sukses Anglia siguron një vend në 1/16-at e finales ku do të përballet me Meksikën në një duel që premton spektakël dhe rivalitet të fortë për një vend në çerekfinale.
Nga ana tjetër Kongo largohet me kokën lart nga Kupa e Botës duke zhvilluar një ndeshje shumë dinjitoze duke vënë në vështirësi një nga favoritët e turneut dhe duke qenë pran një prej surprizave më të mëdha të këtij Botërori.
Fatos LAMAJ


