Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja rinis përgatitjet për ndeshjen e radhës ndaj Uellsit, Gresa Berisha i bashkohet ekipit

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja e vajzave është rikthyer në fushë pas udhëtimit nga Uellsi, ku zhvilloi ndeshjen e parë në Wrexham, duke rinisur përgatitjet në “Shtëpinë e Futbollit” në prag të sfidës së radhës.

Skuadra kuqezi zhvilloi seancën e radhës stërvitore paraditen e sotme, me fokus maksimal te ndeshja e kthimit ndaj Uellsit.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se ekipit i është bashkuar edhe mesfushorja Gresa Berisha, e cila është tashmë në dispozicion të stafit teknik dhe një alternativë e rëndësishme për këtë përballje.

Sfida Shqipëri – Uells do të luhet të shtunën, në ora 18:00, në stadiumin “Elbasan Arena”. Hyrja do të jetë falas për tifozët. Ndeshja do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Barazim pa gola në duelin e Fushë Krujës, Iliria-Pogradeci

Iliria-Pogradeci 0-0 Kartonë të verdhë:Gjikolaj 50'/Lleshaj 28',Kasmollari  60',Samake 65',Preknicaj 81',trajneri Çela 93' Kartonë i kuq:Kuli 44' Iliria:F.Hasaj,A.Selmani,Gjikolaj,Jahaja,Kithambo(Kosie 92'),Markoçi,Osma,Jakubu(R.Hasaj 79'),Çuçka(Gjuzi 87'),Mustafa(Olola 79'),Abdulaje Trajner:Dritan...
- Advertisement -spot_img