Botërori 2026 vijon sot me dy sfida mjaft interesante ku vëmendja kryesore do të jetë te debutimi historik i Kepit të Gjelbër në skenën më të madhe të futbollit botëror.
Në orën 18:00 përfaqësuesja e Kepit të Gjelbër do të shkruaj historinë teksa do të zbres për herë të parë në një ndeshje të Kupës së Botës.
Debutuesit e këtij botërori do të kenë përballë Spanjën një nga favoritët për triumfin final në turne.
Për Kepin e Gjelbër pjesëmarrja në Botëror përfaqëson një arritje historike ndërsa përballja me iberikët është një test i madh për potencialin e skuadrës.
Nga ana tjetër Spanja synon ta nisë me fitore rrugëtimin e saj në Grupin H duke konfirmuar statusin si një nga pretendentet kryesore për trofeun.
Në orën 21:00 mbrëmja do të mbyllet me përballjen e Grupit G mes Belgjikës dhe Egjiptit. Të dyja skuadrat synojnë ta nisin me këmbën e mbarë Botërorin në një duel që pritet të jetë i luftuar dhe spektakolar.
Belgët mbeten favoritë në letër falë cilësisë së skuadrës së tyre ndërsa Egjipti do të kërkojë të surprizojë dhe të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të turneut.
Emocionet e Botërorit vazhdojnë të dhurojnë histori të reja ndërsa tifozët anembanë globit presin me padurim sfidat e radhës të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Fatos LAMAJ


