Merkato-Egnatia merr edhe Eneo Bitrin. Mbrojtësi beratas udhëton me skuadrën drejt Bullgarisë për fazën përgatitore

Akordi ishte arritur më parë mes palëve, tani vjen edhe prezantimi. Eneo Bitri është zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Egnatias. Mbrojtësi beratas ofron kualitet dhe eksperiencë te kjo skuadër, që po përgatitet për aventurën europiane.

Njoftimi zyrtar i KF Egnatia

“Egnatia mirëpret një tjetër përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri. Mbrojtësi Eneo Bitri i është bashkuar skuadrës dhe ka udhëtuar së bashku me ekipin drejt Bullgarisë, aty ku do të  zhvillohet faza përgatitore. Me eksperiencën, cilësitë dhe karakterin e tij, Bitri vjen për të dhënë kontributin maksimal dhe për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave të sezonit”, – shkruhet në njoftimin e klubit rrogozhinas. Të urojmë shumë suksese me fanellën bardhejeshile dhe sa më shumë momente të bukura së bashku!”

Nga Egnatia ka pasur ditët e fundit disa largime, ndërkohë që si përforcime janë prezantuar sulmuesi Jurgens Montenegro dhe mbrojtësi shkodran, Geralb Smajli. Bitri në Superiore ka spikatur me fanellën e Partizanit, ndërkohë që ka luajtur në disa kampionate të huaja, si Kazakistan, Çeki, Poloni, Norvegji dhe Hungari.

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Reklamë -spot_img

Video

Lexo edhe