Saturday, April 20, 2024

Botërori “Katar 2022”, organizatorët nisin çmontimin e “Stadiumit 974”

Lexo

Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e fituar 4-1 nga brazilianët ishte e fundit e planifikuar në këtë impiant.

Botërori nuk ka përfunduar ende fazën e 16-shes dhe në Katar tashmë ka nisur çmontimi i stadiumeve. Ndeshja mes Brazilit dhe Koresë së Jugut, e fituar 4-1 nga brazilianët ishte e fundit e planifikuar në Stadiumin 974 të Dohas. Impianti i ndërtuar duke përdorur 974 kontejnerë detarë të ricikluar dhe që mund të çmontohet dhe rindërtohet tërësisht diku tjetër.

Punimet e çmontimit nisën, për t’u krijuar hapësira zonave të gjelbra dhe rekreative, më herët se sa pritej. Fillimisht ishte menduar të fillonin vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës. Stadiumi 974, i cili e ka marrë emrin nga kodi telefonik i Katarit dhe ka një kapacitet prej 44,950 spektatorësh, është një nga tre vendet e turneut të destinuara të ‘zhduken’ pas raundit të 16-shes.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img