Wednesday, December 11, 2024

Intervista-Mesfushori Arsid Kruja beson rikthimin tek fitorja me Apoloninë si dhe fitimin e titullit kampion

Lexo

Vllaznia vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës, atë që do të luhet të shtunën përballë Apolonisë për javën e 19-të të Superiores. Për mesfushorin Arsid Kruja, kuqeblutë kanë lënë pas humbjen me Laçin dhe tashmë janë shumë të mobilizuar për t’u kthyer tek fitorja duke nisur që nga përballja e së shtunës me Apoloninë.

Përpara se të flasim për përgatitjet e pragndeshjes me Apoloninë, diçka për sfiden me Laçin, të cilën Vllaznia e humbi 1-2.

Të them të drejtën, ishte një ndeshje që duhej ta fitonim, por si shkoi loja, me ndikimin e arbitrit, me lojën jo fort të mirë që u priste nga ana e jonë, e humbëm këtë përballje. Por, ne duhet të besojmë tek ndeshja tjetër e radhës dhe të marrim tre pikëshin në Shkodër.

Në analizën që skuadra ka bërë për humbjen me Laçin, çfar u tha nga stafi dhe cilat do të jenë korigjimet për ndeshjen e radhës?

Është bërë një analizë e hollësishme e ndeshjes, ku u vunë në dukje gabimet që ka bërë gjithësecili lojtar, dhe besoj se nuk do të ndodhin më këto gabime që sollën humbjen në shtëpi, por besoj se do të bëjmë më të mirëm që të fitojmë ndeshjen me Apoloninë.

Krahas asaj gjuajtje mjeshtrore nga ana e juaj që topi u ndal nga shtylla pingule e Laçit dhe më pas ishte Imeri që e çoi në rrjetë, gjatë ndeshjes ishit progonist në dyluftimet e ashpra me lojtarin kundërshtar, Shehi.

Të them të drejtën ndërhyrja e Shehit ishte shumë e rëndë ndaj meje, por ashtu e vlerësoi arbitri për të verdhë. Ndërkohë që në një aksion tjetër, po Shehi kishte mundësi të merrte kartonin e dytë të verdhë. Nuk besoj se ai e kishte me qëllim ndërhyrjen ndaj meje, po ashtu edhe unë ndaj tij që u pretendua për të kuqe, por besoj se janë gjëra që ndodhin në fushën e lojës.

Po përgatiteni për ndeshjen me Apoloninë, si duket gjendja e skuadrës, dhe sa do të ndikojnë mungesat e Adilit dhe Markut?

Gjendja e skuadrës duket optimale. Fatmirësisht, skuadra ka element për të zëvendësuar të munguarit, ndërkohë që i gatshëm do të jetë edhe Krymi, pasi klubi ka paguar gjobën financiare për gjysmën e dënimit. Kam bindje të plotë se do të bëjmë më të mirën dhe do të marrim tre pikëshin që kemi në objektiv.

Përballja me Apoloninë në letër duket disi e lehtë, por me ardhjen në krye të trajnerit italian, kjo skuadër ka ndryshuar shumë për mirë.

Kështu duket, sikur të gjitha ndeshjet janë të lehta në shtëpi. Por ne mendojmë se nuk ka ekipe të lehta në këtë kampionat dhe do t’i marrim ndeshjet shumë seriozisht, pamvarësisht se në çfar pozite është kundërshtari në renditje. Ne do të bëjmë punën tonë dhe do të japim maksimumin në fushën e lojës.

Ngushtimi i diferencës nga 9 në 6 pikë me rivalët, sa e ndjen skuadra presionin e skuadrave që e ndjekin në renditje?

Fatmirësisht ne kemi krijuar një diferencë të atillë që na jep përparësi, që edhe nëse bëjmë ndonjë hap fals na lejohet, por nga ana tjetër ne do të japim maksimumin tonë dhe ta shtojmë diferencën e pikëve që edhe ne të ndjehemi edhe më komod në vazhdimësi.

Ndonëse fillimisht titulli nuk ka qënë në objektivin tuaj, tashmë që jeni në këtë pozicion, besoni se do të arrini ta fitoni trofeun?

Është e vertetë se do të vijojmë ta synojmë titullin, pasi është krijuar një ekip shumë i mirë dhe i fortë. Pamvarësisht se edhe mund ta humbim ndonjë ndeshje rrugës, që janë gjëra që ndodhin, por ne e kemi forcën të rikthehemi dhe të marrim fitore të tjera. Besoj se është viti i duhur për Kupat e Europës, dhe po ashtu për titullin kampion, ose të fitojmë Kupën e Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img