Saturday, October 12, 2024

Brest, klubi i vogël francez, surpriza e Champions. Me 2 ndeshje mbulon shpenzimet e gjithë vitit

Lexo

Çfarëdo që të ndodhë, ky sezon do të jetë një sukses për Brestin. Klubi i vogël francez është ulur në tavolinën e madhe të Ligës së Kampionëve dhe falë një kalendari të favorshëm, e gjen veten me pikë të plota pas dy javësh, në të njëjtin nivel me Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Fitorja 3-1 ndaj Sturm Graz në ditën e parë, një sukses 0-4 i bujshëm në Salzburg në javën e dytë dhe tani Brest ëndërron një vend në Playoff, ndërkohë që arkat e klubit po mbushen plot.

Dy fitoret sollën 4.2 milionë euro (2.1 milionë për fitore) që është e barabartë me pothuajse 10% të buxhetit vjetor të vendosur nga klubi, një nga më të voglat në Ligue 1 dhe pothuajse 18% të kufirit të pagave aktualisht prej 23.5 milionë bruto.

Nëse kësaj shume i shtojmë edhe 18.62 milionë që i takon klubeve të kualifikuara në fazën e Ligës dhe të ardhurat nga ndeshja në shtëpi kundër Sturm Grazit, Brest ka mbuluar që tani të gjithë faturën e pagave të klubit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img