Friday, May 17, 2024

‘Broja me potencial’, Salihi: Italia speciale për shqiptarët, mund të marrim pikë ndaj secilit kundërshtar

Lexo

Te Shqipëria besojnë shumë tek ecuria pozitive në Europian, edhe pse shorti nuk të jep shumë mundësi për të qenë optimist. Në Gjermani kuqezinjtë e Silvinjos gjejnë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndihmësi i trajnerit Silvinjo, Hamdi Salihi në një intervistë me gazetaren Trevisa Tufa në News 24 u duk entuziast.Ish-sulmuesi i Kombëtares u shpreh se djemtë do bëjnë maksimumin për të grumbulluar sa më shumë pikë.

“Salihi, pikësëpari, kishe ndonjë preferencë të veçantë për shortin, Duka kërkonte Gjermaninë, lojtarët të gjithë përfaqësuese të mëdha? Me thënë të drejtën nuk kisha preferenca. Isha i kënaqur me shortin. Shkojmë luajmë me 3 ekipe që janë gjithmonë pjesëmarrëse në të tilla kompeticione.
Nëse do të jepej mundësia të luaje një ndeshje në këtë Europian, kë do zgjidhje? Kë do luaje?
Mund të them Italinë, pasi ka një diçka më ndryshe për shqiptarët, është një rival special për shqiptarët.
Salihi, si të duket shorti, kujt i druheni më shumë. Cila përfaqësuese të duket më e vështirë për t’u përballur?
Janë të 3 skuadra jo vetëm që marrin pjesë nëpër kompeticione, por janë skuadra që i shkojnë deri në fund rrugëtimit. Të trija skuadrat kanë mënyrën e tyre të të luajturit. Tani jemi këtu dhe duhet të përveshësh mëngët.
Sfida e parë Shqipëri-Itali, në Dortmund më 15 qershor. Sa e vështirë do të jetë menaxhimi i një sfidë të tillë, kundër kampionëve në fuqi?
Italia në kualifikuese nuk ka qenë mirë, pasi ka patur probleme, si për shembull ndërrimi i trajnerit. Janë ekipi kampion. Janë ekip që marrin gjithmonë atë që duan. Luajnë gjithë për të marrë atë që duan.
Si ka ardhur futbolli sot, të gjitha ekipet do kenë shansin e tyre.Sa mund t’i ndihmojë fakti se lojtarët e njohin mirë kulturën, e njohin mirë Italinë, madje e njeh edhe Silvinjo?
Kjo na jep avantazh. Jemi duke folur me lojtarë që luajnë përditë ndaj tyre. Ekipet e vogla kanë patur përherë ndjenjë inferioriteti kur luajnë ndaj kundërshtarëve të tillë. Të shohim si do shkojë, na duhet të shfrytëzojmë disa aftësi.
Sfida e dytë do të jetë ajo kundër Kroacisë. A mund të jetë pikërisht Kroacia, ekipi ku mund të marrim pikë, fundja do jetë një derbi, apo sërish edhe këtu diferenca është e madhe?
Diferenca asnjëherë nuk është e madhe ndaj tyre. Ne mund të marrim pikë ndaj secilit kundërshtar. Jam i bindur.
Grupi jonë- Te grupi jonë ishin të gjithë entuzias. Një grup që na motivon. Ne bëjmë gjithë atë luftë që të përballemi me këto ekipe. Jemi gati, fillojmë që këtë javë me punën në Federatë.
Ankthi i listës- Kjo është periudhë e sikletshme për një trajner. Çdo trajner e ka të vështirë. Janë lojtarë që kanë kontribuar, por do vijnë edhe të tjerë”.
A mund të jetë Broja “arma” plus e Silvinjos? Ke diskutuar ndonjë herë me të dhe a ka Silvinjo një plan për Brojën?
Broja është një lojtar me potencial. Shpresoj që edhe Broja të jetë në kulmin e tij.
Kujt i marrim pikë dhe me sa pikë e mbyllim grupin?
Shpresoj të marrim aq pikë sa na duhen për të kaluar grupin.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img