Saturday, July 27, 2024

Broja në formë. Goli spektakël në stërvitje, Poçetino, në dilemë për një vend titullari në duelin me Njukastëllin

Lexo

Ndalim të topit me gjoks dhe goditje e rrufeshme me të majtën. Armando Broja nuk ka humbur nuhatjen e sulmuesit të zonës duke shënuar një gol të bukur gjatë stërvitjes me Çelsin duke hedhur kështu kandidaturën për një vend titullari për duelin me Njukasëllin.

Sulmuesi shqiptar këtë sezon në katër ndeshje numëron 122 minuta lojë dhe një gol të rrealizuar. Dëmtimi, i cili e mbajti larg fushave për gati një vit, është një kujtim i largët. Vetë Çelsi publikoi golin e shënuar nga Broja në ndeshjen e kontrollit të rrealizuar në “Cobham Training Centre”.

Cilësitë e Brojës kanë bërë që për atë të interesohen shumë skuadra. Me afrimin e merkatos së janarit janë rindezur zërat, të cilët flasin për një interesim gjithmonë e më të madh të Uest Hem Junajtid.

David Mojes konsideron Brojën si një alternativë të vlefshme për ekipin e tij. Mikail Antonio dhe Zherod Bouen nuk kanë dhënë atë çfarë pritej prej tyre dhe për këtë motiv Uest Hem është gati të paguajë 30 milionë paund.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img