Saturday, July 27, 2024

Kosova, e mbyll me trajnerin Gliha. Boshnjaku Slishkoviç dhe italiani De Biazi, kandidatë për stolin kosovar

Lexo

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar opinionin se me përfundimin e ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, ka përfunduar edhe marrëveshja me trajnerin e deritanishëm Primozh Gliha. FFK-ja ka falënderuar përzgjedhësin Gliha për punën e tij në krye të ekipit kombëtar në gjashtë ndeshjet kualifikuese të zhvillura pas shkarkimit të ish-përzgjedhësit, Alain Giresse.

Tekniku slloven u emërua në krye të pankinës më 4 korrik, teksa drejtoi në 6 ndeshje përfaqësen Dardane. Dy fitoret kundër Andorrës dhe Izraelit, dy barazime ndaj Zvicrës, dhe dy humbjet ndaj Rumanisë dhe Bjellorusisë, ishin statistikat e Primozh Glihas, të cilët nuk bindën drejtuesit për të vazhduar më tej aventurën.

Tani në Federatë po punohet për ardhjen e një trajneri që ti ketë idetë e qarta dhe ti japë skuadrës një identitet ndryshe. Gazetat në Bosnje dhe Serbi kanë nxjerrë emrin e parë.

Kurir apo Mondo kanë shkruar se Blaž Slišković është pranë firmës me përfaqësusen e Kosovës. Tekniku boshnjak është një emër i njohur në vendin e tij. Në sezonet 2002-2006, ka drejtuar Bosnjen në 36 ndeshje, ndërsa në rang klubesh ka patur një eksperiencë te Hajduku i Splitit në Kroaci, apo në Shqipëri, pikërisht në vitin 2008  Blaž Slišković firmosi për Tiranën ku qëndroi vetëm 6 muaj dhe u shkarkua për rezultate të dobëta.

Në gazetat kosovare është shkruar gjithashtu për Gianni De Biasin, i cili për momentin mbetet një ide, ndërsa Tahir Batatina, trajneri i Llapit në Kosovë, me anë të një postimi në Facebook është vetëofruar për të marrë postin e komisarit teknik të Kosovës.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img