Wednesday, July 24, 2024

Bundesliga-Klasikja, Bajern-Borusia Dortmund, 4-0. Spikat Harry Kane

Lexo

Klasikja e Bundesligës i përket Bajernit të Mynihut. Tuchel dhe skuadra e tij mundën Dortmundin me rezultatin 4-0, në një ndeshje të dominuar tërësisht nga bavarezët, të cilët përveç rezultatit i gëzohen edhe formës së jashtëzakonshme të Harry Kane. Fillimi i ndeshjes ishte tronditës për vendasit, të cilët pësuan dy gola pas nëntë minutash lojë. Epërsia bavareze erdhi nga një goditje nga këndi, me Upamecano që shënon golin e parë në 4’.

Pas pesë minutash Bayern godet sërish. Sané nis aksionin dhe më pas vendos Harry Kane, i cili shënon dhe 2-0 për Bajernin. Ka vetëm një skuadër në fushë, me Borusian krejtësisht të hutuar. Edhe në pjesën e dytë skuadra vendase është shumë e brishtë në mbrojtje dhe Bajerni nuk fal. Harry Kane shënon golin e tretë për skuadrën e tij. Por nuk ka mbaruar ende. Eshtë sërish sulmuesi anglez që shënon golin e katërt për Bajernin dhe të tretin personal.

Pas kësaj fitoreje, Bajerni ndodhet në vendin e dytë në renditje me 26 pikë, dy më pak se Bayer Leverkusen, ndërsa Borusia Dortmund e treta me 21 pikë. Në ndeshjet e tjera të luajtura të shtunën në kampionatin gjerman, u arritën këto rezultate, Hofenheim- Bajern Leverkusen 2-3, Mainz-Laipsig 2-0, Uninion Berlin – Eintraht Frankfurt 0-3, Fraiburg – Borusia Mynshengladbah 3-3 dhe Këln – Augsburg 1-1.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img