Wednesday, May 15, 2024

Premier League-City dhe Newcastle, likujdojnw Bournemouth dhe Arsenalin

Lexo

Shpërthen Manchester City, që rikthehet për momentin në vend të parë në klasifikimin e Premier League pas fitores 6-1 të arritur në shtëpi përballë Bournemouth. Të besuarit e Guardiolës kaluan në avantazh me Doku 30’, ndërsa Bernardo Silva 33’ dhe Akanji  37’ e bënë gjithçka të lehtë që në pjesën e parë.

Pjesa e dytë u hap me golin e Foden 64’, ndërsa Sinisterra 74’ shënoi golin e flamurit për miqtë, i cili duket se acaroi vendasit, që shënuan dhe dy herë të tjera me Bernardo Silva 83’ e Ake 88’.

Fitore e rëndësishme për Newcastle, që ka mposhtur 1-0 Arsenalin. Në pjesën e parë formacioni i Artetës bëri një paraqitje më të mirë, por në asnjë moment nuk arriti të finalizojë si duhet. Okazioni i parë i vërtetë i ndeshjes mbërriti në minutën e 62-të me Rice, i cili nuk arriti të shfrytëzojë si duhet mundësinë.

Dy minuta më vonë mbërriti goli i vetëm i ndeshjes: është Gordon që vendos fatin e ndeshje duke i dhënë Newcastle tri pikë të rëndësishme. Arsenali humbet ndeshjen dhe mundësinë për të “përqafuar” City-n në kryesim.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img