Thursday, May 9, 2024

Çështja “Broja”, Rudi Vata: Trajneri Reja po hakmerret me futbollistin, pasi nuk pranoi të menaxhohej nga ai

Lexo

 

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata ka bërë një deklaratë të bujshme në emisionin “Skaner” në MCN TV, duke thënë se në verë, trajneri Reja tentoi ta dërgonte Armando Brojën te Udinese në Itali, por lojtari refuzoi dhe qëndroi në Angli, diçka që solli edhe konfliktin mes palëve. Vata tha se është i pakënaqur me menaxhimin e lojtarëve që ka bërë Reja.

“Kemi marrë maksimumin në këto eliminatore. Edhe vendi i tretë është arritje. Si ka mundësi që ne punësojmë një trajner të huaj për të na përfaqësuar denjësisht me ekipe si Polonia dhe Anglia. Edhe trajnerë të tjerë me skuadrat e tjera i marrim pikët. Në raport me dy ndeshjet direkte, të cilat Reja i ka marrë përsipër se do marrë rezultate pozitive, ka pasur deficite. Edhe menaxhimi me futbollistët, e ka bërë të tillë që nuk i shërben futbollit shqiptar. Ne duhet të punojmë që të kemi sa më shumë nga këto lojtarë.

Në aspektin e menaxhimit të futbollistëve, Reja ka bërë një gabim të madh me Brojën. Në verë Broja kishte dilemë për t’u huazuar në verë. Aty ndëryhyri Reja, duke i sugjeruar të shkojë në Itali. Sulmuesi me familjen vendosën të qëndrojnë në Angli. Aty nisi edhe konflikti mes trajnerit dhe Brojës. Sulmuesi refuzoi sugjerimin e Rejës, për t’u transferuar diku tjetër. Dihet që Reja tentoi ta dërgojë Brojën te Udinese.

Këtu nuk është problemi i Rejës, por i sistemit shqiptar. Kishte nje kontribut, por unë jam i pakënaqur me menaxhimin e futbollistëve. Reja nuk ishte i kënaqur që Broja nuk ia dëgjoi këshillën dhe qëndroi në Angli.”, u shpreh Vata.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img