Saturday, May 18, 2024

Champions League, dita e katërt e fazës së grupeve. Spikat Milani, City dhe Leipzig në 16-she

Lexo

Janë luajtur mbrëmjen e së martës ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të Champions League dhe pikërisht në grupet, E, F, G dhe H.

Një natë e madhe e Milanit pas provave negative të kohëve të fundit. Kuqezinjtë mundën 2-1 Paris Saint Germain në fund të një ndeshjeje të luajtur me shumë guxim, duke u mbështetur në kolonat e saj. Gol nga Skriniar pas një goditje këndi, barazimi nga Leao me një goditje të bukur dhe goli vendimtar i Olivier Giroud nga krosimi i Theo Hernandez. Milani i madh për një orë, pastaj vuajtje me një fund të lumtur.

Buzëqesh Lacio, që mundi 1-0 Feyenoord dhe përforcoi pozicionin në grupin E. Bardhekaltërit kaluan holandezët dhe tani janë pas Atletico Madrid (8) me shtatë pikë. Njeriu i fitores është Ciro Immobile, i cili bën gjithçka në mënyrën e duhur në minutën e 45-të. Sarri gëzohet dhe ëndërron 16-shen, por rrezikon të humbasë Luis Alberton. Ndërkohë në ndeshjen tjetër të grupit, Atletico mposhti 6-0 Celtic në një ndeshje njëkahëshe.

Në Grupin G, kur kanë mbetur dhe dy ndeshjet për të luajtur, Manchester City dhe Leipzig kanë siguruar matematikisht kualifikimin për në fazën e 16-shes të Champions League. Anglezët në këtë mbrëmje arritën një fitore të pastër, 3-0 përballë zvicerabëve të Young Boys, dopietë e Haaland(23’pen., 51’) dhe Foden 45’. Ndërkohë, gjermanët e Leipzig arritën një fitore 2-1 në transfertë përballë Crvena Zvezdës. Grupi kryesohet nga City me pikë të plota, 12 pikë në 4 ndeshje, ndjek Leipzig me 9.

Në Grupin H, Porto është barazuar me pikë me Barcelonën, 9 për secilën, pas fitores 2-0 në shtëpi me Royal Antëerp. Golat u shënuan nga Evanilson 32- me penallti dhe Pepe 90’. Në lojë për kualifikim është future dhe Shakhtar me 6 pikë, që mundi katalanasit me rezultatin 1-0.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img