Saturday, July 27, 2024

Mançini, prezantohet në Riad si trajner i kombëtares së Arabinë Saudite: Lamtumira nga Italia, informacione të rreme dhe të manipuluara!

Lexo

Ish trajneri i kombëtares italiane Roberto Mancini, tashmë është zyrtarisht trajner i kombëtareës së Arabisë Saudite. Prezantimi i tij është në fillim të javës përmes një konference shtypi të zhvilluar në Riad.

Ndër të tjera, Mançini ka kërkuar të sqarojë gjatë konferencës për shtyp, disa intrpretime jo korrekte që janë bërë për firmosjen e tij në Arabinë Saudite duke saktësuar se ka nisur bisedimet me Arabinë Saudite për këtë lëvizje vetëm gjatë muajit gusht dhe jo më përpara.

“Kam filluar të flas me Federatën në mes të gushtit, është normale që disa nga ndihmësit e mi nuk e dinin këtë situatë dhe tani duhet të zgjidhin situatën në Itali. Ne jemi këtu për momentin, pastaj do të bashkohen të tjerët, kemi kohë të mjaftueshme për të bërë gjithçka. Dua të falënderoj lojtarët që mundën Argjentinën, duke lejuar Italinë të mbajë rekordin e saj të pamposhtur prej 37 ndeshjesh. Mendoj se lojtarët janë përmirësuar shumë në 10 vitet e fundit, ne duam të bëhemi më të mirët në Azi dhe do të duhet punë, por gjithashtu një atmosferë e mirë”-tha Mançini.

“Në jetën time, futbolli ka qenë gjithmonë gjithçka për mua, që kur isha pak më shumë se fëmijë, në fushat e pista, gjithmonë dhe vetëm duke sfiduar një top. Dhe në këtë jetë gjithmonë kam lidhur fjalë themelore si sakrifica, puna, merita dhe besimi. Po, besimi. Sepse marrja e besimit të plotë, me pasojë autonominë, ka qenë gjithmonë kriteri im i parë i zgjedhjes si në marrëdhëniet njerëzore ashtu edhe në ato profesionale. Sepse aty ku nuk ka besim, nuk ka futboll, fitore dhe të ardhme”, ka shtuar Mançini, në një postim të tijin të rrjeteve sociale.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img