Friday, April 26, 2024

Çiklizëm-Katër medalje nga çiklistët shkodranë në Kupën e Shqipërisë. Trajneri Kola i kënaqur me përfaqësimin, por është i shqetësuar për largimin e talenteve

Lexo

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Bashkisë Korçë, organizoi aktivitetin kombëtar të “Kupës së Shqipërisë” me pjesëmarrjen e 12 ekipeve shqiptare. Vllaznia e Shkodrës e drejtuar nga trajneri Leonat Kola konkuroi me 6 sportistë, Bruno Kola, Servet kastrati, Gjergj Zefi, Meteo bala, Bekim Tafili dhe Artiol Hokerjota. Fiturën më të mirë sportive e bënë çiklistët Servet Kastrati dhe Gjergj Zefi, të cilët fituan katër medalje, Kastrati dy të arta dhe Zefi dy të bronzta. Pas përfundimit të garës, trajneri kuqeblu, Leonat Kola shprehet i kënaqur me rezultatet e arrituara nga ekipi i tij.

Teksa vlerëson arritjet e talentëve, Servet Kastrati dhe Gjergj Zefi, trajneri Kola ngre shqetësimin për largimin e sportistëve për arsye të kushteve jo të mira për ushtrimin e këtij sporti. Sipas tij, deri më tani është larguar një kontigjent i konsiderueshëm, por nëse nuk merren masat e duhura, në vazhdim mund të ketë edhe largime të tjera nga brezi aktual.

Në ditët në vijim, sporti i çiklizmit do të garojë për Kampionatin Kombëtar, ku Vllaznia synon të fitojë përsëri medalje, për të rinjë dhe të rritur.

Edhe kërkesat për kushte më të mira vazhdojnë të jenë present, në mbyllje, trajneri Leonat Kola dëshiron të falenderojë Bashkinë Shkodër për mbështetjen e dhënë në mundësimin e pjesëmarrjes në aktivitetet e fundit kombëtare, pasi sipas tij, nëse nuk do të ndërhynte Bashkia, Vllaznia e çiklizmit do ta kishte shumë të vështirë pjesëmarrjen më gara.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img