Vllaznia dhe Partizani kanë ndarë pikët pas një dueli shumë të luftuar mes dy skuadrave rivale për titullin në “Loro Boriçi”. Giovani Colella ka folur për Oversport:
“Gjithmonë tentojmë të fitojmë ndeshjen. Kur nuk arrin, të marrësh 1 pikë është ndjenjë pozitive.
Pjesa e dytë? Lojtarët me më shumë minuta në këmbë janë të lodhur. Ndërsa lojtarët me më pak aktivizime, akoma nuk janë ambientuar me skemat e skuadrës.
Do të preferonit diçka tjetër? Ndeshjet janë të ndryshme sa i përket 90 minutave të lojës. Nëse do ta përgatisnim keq ndeshjen, nuk do të luanim si në pjesën e parë. Mos të harrojmë dhe kundërshtarin që kishim përballë. Janë cilësorë dhe bënë më mirë në pjesën e dytë. Analizat janë të ndryshme, një ndeshje nuk i ngjason tjetër. Asnjëherë nuk kam parë një ndeshje njësoj në karrierën time. Të gjitha ndeshjet janë deçizive. Ishte ndeshje ku u përballën dy skuadra shumë të mira.
Mesfusha? Mendoj se në pjesën e dytë lodhja bëri të veten. Ramë disi në mesfushë. Mos të harrojmë se dhe Vllaznia bëri shumë mirë në 45 minutat e dyta.
Fitorja e Tiranës? Nuk më intereson”, tha ai.