Thursday, April 25, 2024

Josa: “Nuk jemi të kënaqur me këto rezultate, por mos të harrojmë se luan edhe kundërshtari futboll”

Lexo

Vllaznia dhe Partizani janë ndalur në barazimin 1-1 në Superiore. Një ndeshje e ndezur që ka pasur gola që në minutat e para. Pas takimit, ka folur trajneri Mirel Josa:

“Sipas përgjigjes që na kanë thënë doktorët, Mala ka një thyerje me zhvendosje në klavikul. Të shohim si do të shkojë. Ose do të bëhet me operacion ose vetëm me lidhje.

Nuk jemi të kënaqur me këto rezultate. Normal ne bëmë ç’është e mundur me të gjitha mënyrat, sidomos në pjesën e dytë, për ta vënë në presion Partizanin. Ndryshuam dhe vendosjen me futjen e Kainës. Duhet të luanim më shpejt sa i përket krahëve dhe më cilësorë në shërbim.

Kaina – Balaj? Këtë gjë e kemi bërë dhe me Krujën, nëse e keni parasysh. Ato janë disa mundësi që i japim lojtarëve për të goditur në ajër. Duhet të shërbenim më mirë nga krahët ose më shpejt. Mund të ishim në një gatishmëri më të madhe në zonën e kundërshtarit, por mos të harrojmë se luan edhe kundërshtari futboll. Jo vetëm ne.

Nga momenti që Partizani ishte i ngjeshur në mesin e fushës dhe tentonte të na kapte në befasi me Mba-në, ne bëmë disa gabime. Edhe goli i anuluar i Partizanit erdhi nga gabimi ynë. Kishim ne topin në këmbë. Në momente të veçanta nuk kishim pse ta luanim lojën me dy center-back.

Latifi? Pezullimi i tij do të varet nga klubi. Gjithashtu është përkrah vendimi nga ana ime. E kam thënë dhe herë tjetër që skuadrën nuk e bën një lojtar”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img