Thursday, April 25, 2024

Çudit Brdariç: Pozitive të marrësh pikë ndaj Kukësit në transfertë! Reagojnë tifozët, nuk janë dakord me trajnerin.

Lexo

Kuqeblutë kanë barazuar 0-0 me Kukësin mbrëmjen e sotme në kuadër të Javës së 24-të të Kategorisë Superiore. Dy pikë të humbura që zbehin edhe më shumë shpresat për të kapur Tiranën kryesuese.

Një Vllazni e deklaruar që në fillim të sezonit për fitimin e titullit kampion. Objektiv, të cilin e ka lakuar dhe stërlakuar javë për javë në prononcimet publike të drejtuesve, stafit teknik dhe vetë futbollistëve.

Por, tek titulli nuk shkohet me barazime, përfshirë e dhe këtë të sotmin ndaj Kukësit. Përpara ndeshjes, deklaratat e kuqebluve ishin njëzëri për një fitore tre pikëshe ndaj verilindorëve. Dhe, barazimi, aq më tepër edhe loja e dobët zhgënjeu jo pak mjedisin sportiv  shkodran dhe më gjërë.

Por çuditërisht, trajneri i kuqebluve, Thomas Brdariç shprehet i kënaqur me barazimin. Dhe, këtë e argumenton me faktin e të luajturit në transfertë.

“Mendoj se si analizë pas ndeshjes duhet të jemi OK me një pikë për një kundërshtar të fortë jashtë fushe, një rival direkt për një vend në Europë. Ishim të disiplinuar sot dhe nuk duhet të harrojmë që na u desh të zëvendësonim shumë lojtarë, ndaj jam i kënaqur me pikën që morëm. Mendoj se jashtë, ndaj një kundërshtari si Kukësi është OK. Është pozitive të marrësh pikë. Në shtëpi mund të vëmë më shumë në trysni kundërshtarin, me tifozët tanë. Ne kishim disa mundësi, nuk i shfrytëzuam, por në përgjithësi them se është në rregull.  Pavarësisht mungesës nuk duhet të shohim se çfarë duhet të bëjmë të fitojmë ndeshjen. Nëse do të ngjitesh në nivel tjetër, duhet të jesh shumë më i qartë, sidomos në ofensive, pa shumë gabime teknike në lojën ofensive. Dhe kjo për mua është një pikë ku duhet të jemi më të përqendruar. Në mbrojtje jam shumë i kënaqur se nuk i dhamë shumë mundësi Kukësit, por kemi për të përmirësuar në fazën ofensive”.

Kjo është deklarata që tekniku i Vllaznisë, Thomas Brdariç dha menjëherë pas ndeshjes. Një deklaratë, e cila nuk është pritur aspak mirë në radhët e tifozërisë, të cilët nuk janë kurrësesi dakord me fjalët dhe argumentet justifikuese të trajnerit.

Ndër të tjera, ajo që nuk pajtohen fansat kuqeblu, po jo vetëm ato, sepse për një gjë të tillë nuk janë dakord edhe specialistë dhe ish futbollistë të Vllaznisë është argument i të luajturit jashtë fushe, që për to, në rastin e Kukësit nuk vlen fare.

Nuk vlen, sepse prej vitesh, Kukësi nuk ka fare fushën dhe as stadiumin e vet. Luhej në Elbasan, ku edhe distanca kilometrike është më e afërt për Vllazninë sesa për Kukësin. Luhej përballë një Kukësi që nuk ka as dhjetë tifozë të tyre në stadium që do të thotë se Vllaznia nuk kishte asnjë presion dhe trysni në shkallët e stadiumit. Ndaj, asnjë element argumentues të të luajturit jasht që justifikon humbjen e dy pikëve në këtë mes nuk ka pse të ketë.

E përgjithshmja e asaj që opinioni sportiv shkodran ka për situatën në fjalë dhe konkretisht për ndeshjen e sotme, Kukësi-Vllaznia, është ajo që ato kërkojnë të mos përdoren më justifikime të kësaj natyre, por skuadra t’i përvishet punës, sepse ndeshja e radhës dhe e shumë pritur, Vllaznia-Tirana është në prag.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img